Sociale 23 February 2026, 10:28 Nga VNA

Dëmtohet by-passi në Arrat e Gurrës, bllokohet qarkullimi në Dragostunjë

Ndaje në Whatsapp
Dëmtohet by-passi në Arrat e Gurrës, bllokohet qarkullimi

Segmenti rrugor që pritej të hapej sot në mesditë si by-pass për lehtësimin e qarkullimit në zonën “Arrat e Gurrës”, në fshatin Dragostunjë të Librazhd, ka pësuar një dëmtim të rëndë vetëm pak orë para hapjes.

Burime nga terreni bëjnë me dije se rruga dytësore, e hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, është fundosur si pasojë e një rrëshqitjeje masive dheu. Një sipërfaqe e konsiderueshme toke ka lëvizur, duke dëmtuar seriozisht punimet e kryera ditët e fundit dhe duke e bërë segmentin plotësisht të pakalueshëm.

Për shkak të rrezikut të përkeqësimit të situatës, mjetet e firmës zbatuese janë tërhequr nga zona, ndërsa është ndaluar edhe qarkullimi i këmbësorëve. Ekziston frika për fundosje të mëtejshme të terrenit, pasi zona konsiderohet me paqëndrueshmëri të lartë gjeologjike.

Situata ka alarmuar strukturat shtetërore dhe autoritetet qendrore, ndërsa pritet një rivlerësim urgjent i kushteve gjeologjike dhe i planit të ndërhyrjes. Specialistët paralajmërojnë se ndërhyrjet në këtë terren janë të vështira dhe mbartin rrezik të lartë, duke lënë të paqartë afatin e rikthimit të qarkullimit në këtë segment strategjik.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme