Sociale 2 January 2026, 19:29 Nga VNA

Dëbora bllokon qindra familje me fëmijë në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
Dëbora bllokon qindra familje me fëmijë në Shkodër

Një numër i lartë kërkesash për ndihmë janë regjistruar pranë sallës operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore.

Bllokimet janë konstatuar nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut. Në këtë zonë po regjistrohen reshje breshëri të alternuara me dëborë, si dhe formim ngricash, çka ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve. Sipas të dhënave të raportuara, mbi 200 mjete kanë tentuar të lëvizin në drejtim të Koplikut.

Autoritete thonë se lëvizja është rivendosur ndërsa strukturat përgjegjëse janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme