Sociale 15 Dhjetor 2025, 11:06 Nga VNA

Debati, a duhet të mbahet mbi pagën bruto tatimi mbi të ardhurat, ekspertët ndahen pro dhe kundër

Ndaje në Whatsapp
Debati, a duhet të mbahet mbi pagën bruto tatimi mbi të ardhurat,

Mënyra e llogaritjes së Tatimit mbi të Ardhurat Personale (TAP), ku baza e tatueshme përfshin të ardhurat bruto të një individi, duke përfshirë edhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore, ka nxitur një debat mes ekspertëve të fushës fiskale.

Eksperti fiskal Julian Saraçi ka ngritur shqetësimin mbi mënyrën se si llogaritet Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP), duke e cilësuar atë si “një formë tatimi mbi fonde që qytetari nuk i merr kurrë”. Saraçi pohon se problemi kryesor qëndron te fakti se TAP llogaritet mbi pagën bruto, duke përfshirë edhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

“Një punonjës me pagë bruto 100,000 lekë paguan 11,200 lekë kontribute, duke marrë në dorë pa zbritur tatimin vetëm 88,800 lekë. Megjithatë, tatimi llogaritet mbi shumën bruto 100,000 lekë.

Ky model krijon një diferencë artificiale midis të ardhurave reale dhe të tatueshme dhe ngre një pyetje thelbësore: a është e drejtë të tatohen fonde që qytetari nuk i disponon kurrë? Nga perspektiva e parimeve kushtetuese, përfshirë mbrojtjen e pronës private, proporcionalitetin e taksave dhe kufizimin e ndërhyrjes shtetërore , ky mekanizëm mund të shihet si problematik, pasi tatimi nuk reflekton fuqinë reale ekonomike të individit”.

Ai e cilëson këtë praktikë si problematike jo vetëm financiarisht, por edhe në kontekst kushtetues.

“A duhet që kontributet e sigurimeve të përfshihen proporcionalisht në bazën e tatueshme, kur tatimi lind vetëm në momentin kur gjeneron të ardhura, kryen shpenzime (konsumon) ose tjetërson pasuri pronësore? Në këtë logjikë, tatimi mbi kontributet e sigurimeve nuk gjen mbështetje doktrinore, sepse kontributi nuk është e ardhur e fituar; nuk është shpenzim i realizuar, nuk i shton pasuri subjektit dhe as nuk është transaksion i lirë vullnetar, por detyrim i paracaktuar me ligj.

Kontributet për sigurime shoqërore dhe shëndetësore nuk janë të ardhura të fituara nga qytetari; ata nuk shtojnë pasuri dhe nuk përfaqësojnë shpenzime të lira vullnetare. Pra, përfshirja e tyre në bazën tatimore krijon një mospërputhje logjike, pasi tatimi llogaritet mbi fonde të padisponueshme, ndërsa parimet fiskale kërkojnë që tatimet të jenë proporcionale dhe të reflektojnë të ardhurat reale”

Saraçi sjell edhe referenca ndërkombëtare, duke përmendur praktikat e vendeve të OECD dhe ato të Bashkimit Europian.

“Raporti Taxing Wages 2025 publikuar nga OECD, në raport, kontributet e detyrueshme për sigurime shoqërore trajtohen si “tatime” (taxes) kur përllogaritet “tax wedge” (pjesa e kostos së punës që i shkon shtetit. Pra, duke qenë se vetë kontributet konsiderohen taksa, i bie që praktikisht po tatojmë mbi tatimin.

International Monetary Fund (IMF) – Labor Taxation in the Western Balkan: Looking Back and Forward (2022). Ky dokument trajton mënyrën se si tatimet dhe kontributet sociale (pra pjesa që zakonisht merret nga paga bruto) ndikojnë në tregun e punës dhe ekonominë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti diskuton “tax wedge”-in dhe efektet e tij mbi informalitetin, punësimin dhe incentivën për të punuar formalisht.

Vende si Gjermania, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca ku tatimi mbi të ardhurat dhe kontributet sociale ndahen qartë, duke shmangur tatimin mbi fonde të padisponueshme”.

Për ekspertin fiskal praktika e përdorur në vend ka ndikime direkte në ekonomi ul fuqinë blerëse, rrit kostot e punës dhe i vendos punonjësit e bizneset në pozita më të vështira. Ai rekomandon rishikimin e bazës tatimore.

“Tatimi mbi të ardhurat që qytetari nuk i disponon nuk reflekton realitetin ekonomik dhe sfidon parimet kushtetuese dhe fiskale. Një rikonceptim i bazës tatimore, duke përjashtuar kontributet e detyrueshme nga tatimi mbi të ardhurat do të sillte drejtësi, efikasitet dhe transparencë në sistemin fiskal.

Bendo: Sistemi aktual është i drejtë dhe i balancuar

Por nga ana tjetër për audituesin Bujar Bendo sistemi i llogaritjes së tatimit mbi pagën bruto është i drejtë dhe i balancuar.

“Kjo është praktikë e zbatuar në vite njësoj. Është e drejtë pasi në parim ligji taton të ardhurat nga punësimi dhe jo detyrimet e tjera të percaktuara me ligj dhe që nuk janë përfitim i drejtpërdrejtë i individëve apo të punësuarit.

Bendo thotë se sistemi i Tatimit mbi të Ardhurat Personale përjashton një fashë të të ardhurave deri në 30,000 lekë nga tatimi.

“Sot fasha deri në 30,000 lekë është e përjashtuar, domethënë edhe për një pagë 100,000 lekë tatimi bëhet për 70,000 lekë.

Pra, kjo është formula dhe rregulli i vendosur, që është i drejtë dhe i balancuar sipas këtij sistemi. A ka vend për diskutim dhe ndryshim, hajde flasim por nuk shikoj “gjetje””.

Kush do ta kalojë çështjen në Kushtetuese?

Po kush do ta dërgojë më në fund një çështje që i intereson 500 mijë të punësuarve në Gjykatën Kushtetutëse?

Sipas audituesit Bujar Bendo, kalimi i një çështjeje në Gjykatën Kushtetuese (GJK) nuk bëhet drejtpërdrejt nga individët. Ai shpjegon se “Kalimi në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm nga organet dhe institucionet e caktuara me ligj. Individët dhe çdo person tjetër duhet të kalojnë fillimisht përmes Gjykatës së Shkallës së Parë, për të marrë një vendim pozitiv që mund të shqyrtohet më pas në Gjykatën Kushtetuese.”/ Monitor

Video

Sali Berisha pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim për paraqitje. Para SPAK kanë mbërritur një grusht mbështetësish, si dhe disa nga deputetët besnikë të ish-kryeministrit. Berisha është i pandehur për korrupsion për dosjen “Partizani”

Rama mbledh grupin parlamentar merr pjesë dhe zv. kryeministrja Balluku

Një event me Lionel Messin në Indi u shoqërua me tensione, pasi tifozë të zemëruar hodhën karrige dhe shishe drejt fushës në stadiumin “Salt Lake” të Kalkutës. Mijëra mbështetës kishin paguar deri në 12 mijë rupi (rreth 100 paund) për të parë nga afër yllin e futbollit, por mbetën të zhgënjyer kur Messi u shfaq vetëm për një shëtitje të shkurtër rreth fushës, i rrethuar nga zyrtarë dhe figura publike që ia penguan pamjen. Situata u përkeqësua kur sulmuesi i Argjentinës dhe Inter Miami u largua herët nga stadiumi nën masa të forta sigurie, pas rreth 20 minutash. Pas largimit të tij, një pjesë e tifozëve reaguan me zemërim, duke shkaktuar kaos në tribunë.

Dy persona të armatosur që vranë 15 njerëz në Bondi Beach të Sydney-t të dielën janë identifikuar nga mediat lokale si Sajid Akram, 50 vjeç, dhe djali i tij Naveed Akram, 24 vjeç. Policia australiane konfirmoi se autorët ishin babë e bir. 50-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali ndodhet në gjendje kritike në spital. Sipas autoriteteve, sulmi kishte në shënjestër persona hebrenj që po merrnin pjesë në një event për festën e Hanukës. https://www.vna.al/bota/masaker-ne-bondi-beach-sydney-autoret-babe-e-bir-15--gjate-nje-event-i17910

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme