Sociale 15 April 2026, 13:01 Nga VNA

Bordi i Transparencës vijon ritmin e ulje-ngritjeve: dje rriti çmimet e karburanteve, sot i ul sërish

Ndaje në Whatsapp

Bordi i Transparencës vijon ritmin e ulje-ngritjeve: dje rriti

Ditë e re, çmime të reja. Bordi i Transparencës vijon me ritmin e tij të ulje-ngritjeve të çmimeve të karburanteve, sipas humorit ditor të tregut. Një ditë pasi i rriti çmimet, sot bordi ka vendosur që t’i ulë sërish.

Sipas vendimit, nafta do të shitet me 207 lekë për litër, nga 215 lekë që ishte vetëm një ditë më parë. Ndërsa benzina do të shitet me 174 lekë për litër, nga 178 lekë që ishte dje.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 13:30.

Bordi i Transparencës, në datë 15 prill 2026, ka ndryshuar sërish çmimet e naftës, këtë herë me ulje:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër. Dje, nafta u rrit nga 209 në 2015 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 174 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme