Sociale 10 April 2026, 17:31 Nga VNA

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

Ndaje në Whatsapp

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës nga 210 lekë për litër, tashmë do të shitet me 217 lekë.

Pra çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (naftën) nuk duhet të jetë më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Vendimi hyn në fuqi këtë të premte, më 10 prill, në orën 18:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të çmimeve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme