Sociale 15 May 2026, 13:10 Nga VNA

Bodrumi i Kryeministrisë 534 mln lekë, FSHZH skualifikon ofertat më të lira dhe shpall fituese “Senka”

Ndaje në Whatsapp

Bodrumi i Kryeministrisë 534 mln lekë, FSHZH skualifikon ofertat

Rikonstruksioni i godinës së Kryeministrisë jo vetëm po u kushton miliona euro shqiptarëve, por edhe tenderët e zhvilluar për këtë qëllim po shoqërohen me skualifikime të ofertave më të favorshme ekonomike. Pas projektit të ashtuquajtur “Kopshti Eden”, që kapi vlerën e rreth 4.3 miliardë lekëve, tashmë pritet të shpenzohen edhe 534 milionë lekë për punime në bodrumin e Kryeministrisë, ku përfshihen forcimi i strukturës së godinës, ndërtimi i një depoje uji si dhe rikonstruksioni i arkivës me pajisje të reja.

Bodrumi i Kryeministrisë 534 mln lekë, FSHZH skualifikon ofertat

Tenderi është shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili kishte përcaktuar një fond limit prej 712 milionë lekësh. Në garë morën pjesë 15 kompani, ndërsa 7 prej tyre u skualifikuan. Në fund, fituese u shpall kompania Senka sh.p.k..

Bodrumi i Kryeministrisë 534 mln lekë, FSHZH skualifikon ofertat

Por ajo që ngre pikëpyetje është fakti se kompania fituese kishte vetëm ofertën e pestë më të ulët në garë. Katër operatorë ekonomikë kishin paraqitur oferta më të favorshme financiare, por u lanë jashtë procedurës.

Dy prej kompanive të skualifikuara, AGI KONS dhe INA, kishin ofertuar respektivisht rreth 60 milionë dhe 42 milionë lekë më pak se kompania fituese. Sipas argumentimit të FSHZH-së, të dyja ofertat u konsideruan “anomalisht të ulëta”, pasi rezultonin nën nivelin mesatar të ofertave të vlefshme dhe, sipas komisionit, nuk përputheshin me vlerat normale të tregut.

Bodrumi i Kryeministrisë 534 mln lekë, FSHZH skualifikon ofertat

Megjithatë, edhe duke marrë të mirëqenë arsyetimin për skualifikimin e këtyre operatorëve, FSHZH duket se ka anashkaluar sërish renditjen ekonomike të ofertave. Institucioni nuk zgjodhi as ofertën e kompanisë RSM COMPANY, e cila renditej e treta për nga vlera dhe kishte ofertuar rreth 38 milionë lekë më pak se kompania fituese.

Bodrumi i Kryeministrisë 534 mln lekë, FSHZH skualifikon ofertat

Çfarë e shtyu FSHZH-në që, mes ofertave të konsideruara të vlefshme dhe të paskualifikuara, të përzgjidhte kompaninë që kishte paraqitur një kosto dukshëm më të lartë?

Mesa duket, problemet e mëhershme me drejtësinë nuk përbëjnë arsye për të ngritur dyshime në dhënien e kontratave publike. Të paktën kjo përshtypje krijohet në rastin e Senka sh.p.k., e cila duket se vazhdon të gëzojë besimin e drejtuesit të Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Dritan Agolli, pavarësisht se një prej aksionereve të saj u dënua vetëm një vit më parë nga GJKKO për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera.

Në qershor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtorë dy zyrtarë të Bashkisë Kurbin, si edhe aksioneren e kompanisë “Senka”, Donika Senka, në lidhje me procedurat e tenderimit për ujësjellësin e Laçit.

Donika Senka, e cila zotëron 50% të aksioneve të kompanisë, u deklarua fajtore për veprën penale të falsifikimit të vulave dhe stampave dhe u dënua me 8 muaj burgim, dënim që më pas iu konvertua në shërbim prove.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme