Sociale 21 February 2026, 15:06 Nga VNA

Bllokohet totalisht aksi Librazhd–Prrenjas, ura në “Arrat e Gurrës” rrezikon shembjen

Ndaje në Whatsapp
Bllokohet totalisht aksi Librazhd–Prrenjas, ura në “Arrat e

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka vendosur bllokimin e plotë të aksit Librazhd–Prrenjas për shkak të përkeqësimit të situatës në urën e zonës së njohur si “Arrat e Gurrës”.

Fillimisht ishte ndaluar qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët, por pas inspektimeve të fundit në terren dhe përkeqësimit të gjendjes së urës, është marrë vendimi për ndalimin total të çdo mjeti.

Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, deklaroi se gjatë 48 orëve të fundit është konstatuar përkeqësim i ndjeshëm i situatës. Sipas tij, spostimi i urës ka kaluar nga 27 centimetra në 29 centimetra brenda ditës, ndërsa nga inspektimi poshtë strukturës është vërejtur thërrmim i betonit.

“Kemi qenë në mbikëqyrje prej javësh, por përkeqësimi i fundit na detyron të bllokojmë përkohësisht trafikun, deri në zbatimin e një mase provizore me ndërtimin e një bypass-i në krah të skarpatës. Ura aktualisht nuk ofron siguri,” u shpreh Kozeli.

ARRSH ka orientuar drejtuesit e mjeteve të përdorin si rrugë alternative aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh. Megjithatë, ky itinerar paraqet gjithashtu problematika infrastrukturore dhe nevojë për ndërhyrje.

Sipas njoftimit të Policisë, qarkullimi në aksin “Librazhd–Pogradec” do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë. Ndalohet lëvizja e të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e rënda, autobusët dhe mjetet e vogla. Do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë.

Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve. Për çdo emergjencë, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme