Sociale 30 November 2025, 18:48 Nga VNA

Bllokohet kalimi në Kakavijë, protestat e fermerëve grekë priten të zgjasin deri më 5 dhjetor

Ndaje në Whatsapp
Bllokohet kalimi në Kakavijë, protestat e fermerëve grekë

Lëvizja në aksin rrugor Kakavijë–Janinë u bllokua plotësisht mbrëmjen e sotme, nga ora 18:00 deri në 22:00, si pjesë e protestave të fermerëve grekë që po zhvillohen në të gjithë vendin.

Ndërprerja e qarkullimit u aplikua për të gjitha automjetet, përveç mjeteve të emergjencës shëndetësore. Pavarësisht bllokimit, qarkullimi në Pikën Kufitare të Kakavijës ka qenë i qetë, pasi shumica e udhëtarëve ishin të informuar për protestat dhe shmangën kalimin në këtë fashë orare, duke evituar vonesat.

Protestat e fermerëve grekë pritet të zgjasin deri më 5 dhjetor, ndërsa ata kanë paralizuar segmente të rëndësishme rrugore, porte dhe pika doganore në të gjithë Greqinë.

Fermerët reagojnë ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore. Autoritetet kufitare në Kakavijë u kanë bërë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet në orare alternative për të shmangur problematikat nga bllokimet e vazhdueshme.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme