Sociale 16 November 2025, 15:39 Nga VNA

Bllokohen 420 ton misër i importuar nga Serbia në Han të Hotit, dyshohet për toksina kancerogjene

Ndaje në Whatsapp
Bllokohen 420 ton misër i importuar nga Serbia në Han të Hotit,

420 ton misër i importuar nga Serbia është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pasi dyshohet se përmbajnë aflatoksinë – një nga toksinat më të rrezikshme për shëndetin e kafshëve dhe të njeriut. Ngarkesa, e cilësuar me rrezik të lartë, përbëhet nga 15 kamionë që kishin për destinacion fermat blegtorale në Shqipëri.
Për të përshpejtuar procesin dhe për të garantuar saktësi, mostrat e misrit të dyshuar nuk janë dërguar vetëm në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), por edhe në laboratorë të akredituar në Belgjikë dhe Itali, vendet ku rezultatet e analizave dalin më shpejt sesa në laboratorët vendas.

Aflatoksina, e prodhuar nga myku që formohet kur misri ruhet në kushte të papërshtatshme, konsiderohet një nga toksinat më të rrezikshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kur kafshët konsumojnë ushqim të kontaminuar, toksina depërton në prodhimet e tyre – kryesisht te qumështi – dhe nuk shpërbëhet gjatë asnjë procesi përpunimi. Ekspozimi i njeriut ndaj aflatoksinës lidhet drejtpërdrejt me rrezikun për zhvillim të sëmundjeve kancerogjene.

Shqipëria prej vitesh përballet me mungesë të prodhimit të mjaftueshëm të misrit vendas. Fermerët shqiptarë mbështeten pothuajse tërësisht te importet, kryesisht nga Serbia, pasi prodhimi vendas është reduktuar ndjeshëm. Sipas ekspertëve të sektorit, arsyet lidhen me subvencionet minimale që marrin fermerët shqiptarë krahasuar me vendet e rajonit, çka i bën kostot e prodhimit shumë të larta dhe fitimin të ulët. Ndërkohë, fermerët serbë kanë kosto më të ulëta prodhimi, duke ofruar çmime konkurruese që dominojnë tregun shqiptar.

Analizat e para të kryera në datën 7 nëntor konfirmuan praninë e aflatoksinës në një tjetër ngarkesë prej 25 ton misër serb, e cila u bllokua menjëherë nga AKU. Rasti i sotëm, me një sasi shumë më të madhe dhe me destinacion stallat blegtorale të vendit, ka ringjallur shqetësimin për sigurinë ushqimore dhe rezikun që i kanoset konsumatorit final.

Ngarkesa prej 420 tonësh do të mbetet e bllokuar deri në daljen e rezultateve përfundimtare të analizave në laboratorët vendas dhe të huaj. Në varësi të rezultateve, autoritetet do të vendosin për fatin e misrit, i cili për momentin konsiderohet potencialisht i rrezikshëm për zinxhirin ushqimor shqiptar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme