Sociale 23 February 2026, 18:54 Nga VNA

Bllokimi i TikTok, Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin

Ndaje në Whatsapp
Bllokimi i TikTok, Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin

Në seancën përmbyllëse, pala ankimuese e përfaqësuar nga shoqata “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” dhe “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri”, në argumentet përfundimtare e konsideroi vendimin si anti-kushtetues.

Sipas organizatave, vendimi i Këshillit të Ministrave kishte ndikuar mbi lirinë e shprehjes dhe shtypit, të drejtën e informimit, lirinë ekonomike dhe garancitë përkatëse të përcaktuara në Kushtetutë.

Nga ana e tij, Këshilli i Ministrave u mbrojt para gjykatës me pretendimin se vendimi kishte qenë i ndikuar nga interesi publik dhe kishte pasur si synim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Edhe pse Këshilli i Ministrave e shfuqizoi vendimin e saj për bllokimin e TikTok-ut në fillim të shkurtit, Gjykata Kushtetuese vijoi me shqyrtimin e çështjes në themel.

Qeveria vendosi në 6 mars 2025, për mbylljen e platformës për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve. Vendimi u pasua me një kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike (AKEP) për kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti në vend që të bllokojnë qasjen ne aplikacionin e Tik Tok në Shqipëri.

Organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vend dhe ato ndërkombëtare janë shprehur kritike ndaj vendimit të qeverisë, duke e parë si precedent të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe vendosjen e censurës, duke e çuar çështjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese./Reporter.al 

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme