Sociale 23 February 2026, 08:24 Nga VNA

Bllokimi i rrugëve, tregtia 1.2 miliardë euro sipas produkteve me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ndaje në Whatsapp
Bllokimi i rrugëve, tregtia 1.2 miliardë euro sipas produkteve me

Bllokimi i lëvizjes në juglindje të vendit prek dhe pikat e rëndësishme kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, me të cilat ka një aktivitet të ndjeshëm tregtar sidomos me shtetin helen.

Më të dy këto shtete u realizua një volum tregtar prej 117 miliardë lekësh në vitin 2025 (importe+eksporte), apo rreth 1.2 miliardë euro. Kjo shumë, sipas INSTAT përbën rreth një të dhjetën e volumit tregtar gjithesj në vend (9.5%).

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2025, volumi tregtar me Greqinë (importe +eksportet) ishin 94 miliardë lekë, ose 960 milionë euro, duke përbërë 7.6% të totalit të tregtisë.

Nga Greqia u importuan 70 miliardë lekë mallra, Ky shtet është partneri i katërt i importeve në vend, pas Italisë, Kinës dhe Turqisë, me 8% të totalit. Produktet kryesore që importohen nga Greqia janë lëndët djegëse, artikujt e veshjeve,; Përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave, etj.; Plastika dhe artikuj prej tyre; Frutat dhe arrat e ngrënshme (shih grafikun).

Me e rëndësishme është Greqia për eksportet tona. Shteti fqinj është partneri i tretë për eksportet, pas Italisë, e Kosovës, me 7% të totalit, ose 24 miliardë lekë.

Produkti kryesor i eksportuar janë artikujt e veshjeve, për shkak të industrisë fason, në jug të vendit, që punon me shtetin fqinjë, e ndjekur nga përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave, etj.

Interesant është që bilanci tregtar për zarzavatet me Greqinë është shumë i ulët, që do të thotë pothuajse sa importojmë, aq dhe eksportojmë.

Maqedonia e Veriut është partneri i shtatë për eksportet, (pas Italisë, Kosovës, Greqisë, Gjermanisë, Spanjës e Kinës).

Drejt këtij shteti u eksportuan në 2025-n rreth 9 miliardë lekë, ose 2.6% e totalit. Produkti kryesor i eksportuar janë lëndët djegëse, të ndjekura nga zarzavatet.

Importet nga Maqedonia e Veriut ishin 14 miliardë lekë në 2025-n, ose 1.5% e totalit. Produktet kryesore të importuara janë lëndët djegëse të ndjekura nga çimento.

Për fat të mirë, pjesa më e madhe e tregtisë në vend realizohet përmes transportit detar, kryesisht në Portin e Durrësit, teksa partnerët kreysorë janë vende si Italia, Kina e Turqia (ndonëse kjo e fundit kryen dhe transport rrugor)./Monitor

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme