Sociale 24 December 2025, 11:54 Nga VNA

“Bllofi” i turistëve, nuk nxitën konsumin në verë, u rrit me vetëm 1.25% në T III

Ndaje në Whatsapp
“Bllofi” i turistëve, nuk nxitën konsumin në

Me turisttët që sa vijnë e bëhen më koprracë dhe popullsinë vendase që është tkurrur për shkak të emigracionit, bizneset vendase ankohen për konsum të dobët edhe në kulmin e sezonit të verës, çka bëri që shumë mallrat tu mbeteshin stok.

Ky perceptim i tyre tashmë konfirmohet dhe nga të dhënat e INSTAT.

Sipas INSTAT Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 1,25 %, në tremujorin e tretë 2025, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në kontrast, konsumi final i qeverisë u rrit me 7,72 %.

Shifrat e INSTAT japin një panoramë krejt të ndryshme nga të dhënat e publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë për shpenzimet e të huajve në Shqipëri, sipas bilancit të pagesave.

Sipas bankës së Shqipërisë në tremujorin e tretë të vitit, të huajt që vijnë në Shqipëri për turizëm, apo qëllime të tjera shpenzuan një rekord prej 2.3 miliardë eurosh, me një rritje prej 21.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për periudhën janar-shtator, shpenzimet e të huajve në Shqipëri kanë arritur rekordin e 4.4 miliardë eurove, duke u rritur me 14.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat e rritjes së ndjeshme të publikuara nga Banka e Shqipërisë nuk janë në linjë me deklarimet e operatorëve turistikë, që thonë se turistët që vijnë në Shqipëri po shpenzojnë gjithnjë e më pak, apo me kompanitë e mëdha shpërndarëse dhe prodhuese që thanë se u mbeti malli stok për shkak se prodhuan shumë në pritje të konsumit të lartë nga turizmi, por u zhgënjyen.Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë prodhimi i brendshëm bruto i vendit u rrit me 3.75%, por të dhënat e detajuara tregojnë që ekonomia reale, pra bizneset, ndikuan vetëm në 34% të kësaj performance, ndërsa efekti tjetër erdhi nga administrata publike dhe taksat neto.

Kjo ecuri e dobët e bizneseve shpjegon dhe rritjen minimale të konsumit në një periudhë kur supozohet që ekonomia merr një stimul për shkak të shtimit të lëvizjeve në sezonin e verës dhe të turistëve./Monitor

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme