Sociale 8 May 2026, 06:54 Nga VNA

Blerina Gjylameti qetëson publikun: Studentët në spital, por të paktën uthulla nuk kishte krimba

Ndaje në Whatsapp
Blerina Gjylameti qetëson publikun: Studentët në spital, por

Ndërsa 56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital me simptoma helmimi pas konsumimit të drekës, debati publik mbrëmjen e së enjtes mori një kthesë disi surrealiste: jo te ushqimi, jo te higjiena, por te uthulla.

Në një dalje në emisionin “Opinion”, drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti, u përpoq të qetësonte opinionin publik duke sqaruar se pamjet e qarkulluara në rrjet, ku pretendohej se në shishet e uthullës kishte krimba, nuk ishin të vërteta.

Madje, sipas saj, kjo është pothuajse biologjikisht e pamundur.

“Për shkak të aciditetit uthulla nuk mund ta ketë atë gjë”, deklaroi Gjylameti, duke shtuar se nuk ishte gjetur asnjë mostër e tillë dhe se edhe administrata e Akademisë kishte mohuar ekzistencën e uthullës së famshme me krimba.

Kështu, ndërsa studentët kaluan natën në spitale me të vjella dhe probleme gastrointestinale, publiku mori më në fund një siguri të rëndësishme institucionale: uthulla rezulton e pafajshme.

Për pjesën tjetër të historisë, vendi duhet të presë edhe 10 ditë.

Sipas AKU-së, analizat laboratorike të ushqimit dhe ujit të pijshëm janë ende në proces, ndërsa institucionet po verifikojnë kushtet higjieno-sanitare të kompanisë së kateringut që furnizonte Akademinë e Sigurisë.

Në këtë mënyrë, një nga episodet më serioze të helmimit masiv në një institucion shtetëror po trajtohet mes analizave laboratorike, deklaratave për “maturi” dhe një sqarimi kombëtar mbi vetitë kimike të uthullës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme