Sociale 25 November 2025, 11:59 Nga VNA

Blegtorët kërkojnë barazim të TVSH-së dhe të drejtën për të shitur prodhimet vendase: Skema e naftës abuzive

Ndaje në Whatsapp

Blegtorët kërkojnë barazim të TVSH-së dhe të

Në Komisionin e Ekonomisë u zhvillua sot seanca dëgjimore me grupet e interesit për paketën fiskale, ku përfaqësues të sektorëve të ndryshëm paraqitën shqetësimet e tyre. Ndër zërat më kritikë ishte Gentjan Lalaj, nga Shoqata e Blegtorëve, i cili ngriti disa probleme të mprehta që hasin prodhuesit vendas të qumështit, duke kërkuar ndër të tjera barazim të TVSH-së dhe më shumë hapësira për tregtimin e produkteve shqiptare.

Lalaj u ndal te situata paradoksale e importit të qumështit në një kohë kur prodhimi vendas mbetet stok, pasi blegtorëve nuk u njihet TVSH-ja në sistem dhe nuk mund të organizohen në kooperativa të mirëfillta.

“Është një paradoks, u kërkua qumësht nga Italia në vendin tonë, dhe ne nuk e shisnim dot se nuk na lejohet të krijojmë një kooperativë. Atëherë dhe ne po e çojmë qumështin jashtë. Ka ferma që nuk u merret qumështi për arsyet që i dimë shumë mirë. Kërkojmë barazim TVSH sado të vendoset. Fermerët shqiptarë nuk na i shesin dot produktet sepse dhe ne nuk i blejmë dot sepse ne nuk na njihet TVSH në sistem, dhe detyrohemi dhe blejmë misër dhe elb serb, produkte që vijnë nga rajoni dhe nuk ua bëjmë dot komshinjve tanë që luten që t’ua blejmë me një çmim mizerabël”, tha ai.

Një tjetër problematikë që Lalaj theksoi ishte pamundësia për të ndërtuar kooperativa funksionale. Ai u shpreh se mentaliteti dhe mungesa e besimit mes fermerëve bëjnë që çdo përpjekje për t’u bashkuar të dështojë.

“Bashkimin e fermerëve e shikojmë si diçka të parealizueshme, sot nuk po bëhet vëllai me vëllanë, dhe jo 7 blegtorë. Ne e kemi thënë dhe në ministrinë e bujqësisë, është e pamundur të bësh blegtorët apo fermerët bashkë. Dhe nëse bëhet, nuk do të ecë gjatë sepse nuk po gjendet rrugët e bashkëpunimit nëpër borde. Nuk funksionon kooperativa në blegtori, të paktën për momentin, sepse ka shumë humbje dhe firo që nuk i tregon dot se ku kanë ndodhur”, theksoi Lalaj.

Një tjetër shqetësim është edhe skema e naftës që sipas shoqatës të blegtorëve është abuzive. Sipas tyre, nafta shkon tek pronari i tokës që mund të jetojëjashtë vendit dhe nuk i shkon atij që rrit krerët apo që punojnë tokën.

“As nga skema e naftës nuk marrim lekë, i marrin njerëz që jetojnë në Kanada apo në Angli, sepse nuk na japin tokat. Por ne do të donim, e kemi thënë dhe më përpara që është problem, që na i jepni këto, është abuzive. Na jepni për krerë, për njësi. Ajo i takon njeriut që e punon tokën dhe ne duam që ai që e punon le ta mari, ai e meriton. Por nuk është skema e naftës për ne, është abuzive”, tha Lalaj.

Seanca pritet të vijojë me propozime dhe amendime të tjera nga grupet e interesit, ndërsa kërkesat e blegtorëve mbeten një nga çështjet më të nxehta të diskutimit për paketën e re fiskale.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme