Sociale 4 May 2026, 16:46 Nga VNA

Biznesi shqiptar shkëlqen në zgjidhjen e problemeve, dështon në vendosjen e qëllimeve

Ndaje në Whatsapp

Biznesi shqiptar shkëlqen në zgjidhjen e problemeve, dështon

Menaxhimi i ndërmarrjeve në Shqipëri vuan nga mungesa e planifikimit strategjik, por rezulton i aftë për të vepruar ndaj situatave të papritura.

Të dhënat e anketës së Bankës Botërore për ndërmarrjet për vitin 2025 se menaxhimi i ndërmarrjeve u vlerësua me një indeks të përgjithshëm prej 44.8 pikësh, poshtë mesatares së Europës dhe Azisë Qendrore, me 52.6 pikë.

Pika më e fortë e bizneseve shqiptare rezulton të jetë aftësia për të vepruar kur lind një problem konkret, ku me 78.4 pikë ato tejkalojnë madje edhe mesataren rajonale, çka tregon një lloj menaxhimi operativ mjaft efikas në zgjidhjen e krizave të momentit, zbulojnë të dhënat e anketës.

Megjithatë, aftësia për të menaxhuar krizat nuk shoqërohet  me formulim dhe arritje objektivash në afat të gjatë.

Shifrat tregojnë një rënie drastike kur bëhet fjalë për numrin e treguesve të performancës (KPI) që monitorohen, ku Shqipëria shënon vetëm 24.5 pikë, pothuajse gjysmën e vlerës së rajonit. Kjo tregon se ndërmarrjet vendase priren të menaxhojnë më shumë përmes intuitës ose përvojës, sesa përmes të dhënave të matshme.

Po ashtu, fokusimi kohor i objektivave dhe arritja e tyre mbeten në nivele të ulëta, duke reflektuar një vështirësi në vendosjen e qëllimeve afatmesme dhe afatgjata, ku dallimi me mesataren europiane (58.9 pikë) është mjaft i madh.

Ndërsa bizneset e mëdha arrijnë një vlerësim prej 80.2 pikësh për largimin ose riemërimin e punonjësve me performancë të dobët, bizneset e mesme shënojnë vetëm 29.2 pikë. Kjo tregon se korporatat e mëdha kanë struktura më rigoroze llogaridhënieje, ndërsa bizneset e mesme duket se kanë më shumë vështirësi në zbatimin e masave ndëshkuese apo korrektuese për performancën.

Në përgjithësi, ndonëse Shqipëria është konkurruese në stimulimin e menaxherëve përmes bonuseve, ajo mbetet ende pas në krijimin e një sistemi meritokracie të qëndrueshme për pjesën tjetër të stafit në krahasim me standardet e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Anketa zbulon ka një diferencë midis bonuseve për menaxherët dhe promovimit të punonjësve të thjeshtë. Shqipëria performon relativisht mirë në pikëzimin e bonuseve të përformancës për menaxherët (43.7 pikë), madje duke kaluar mesataren e rajonit (33.6 pikë). Kjo tregon se pronarët e bizneseve në Shqipëri besojnë fort te stimulimi financiar i drejtuesve si mjet për të rritur efiçencën.

Megjithatë, kur shohim promovimin e stafit jo-menaxherial bazuar në performancë, shifra rritet në 53.6 pikë, por mbetet sërish pas rajonit (65.7 pikë) dhe vendeve me të ardhura të mesme të larta (70.1 pikë). Ndërsa menaxherët shpërblehen më shpesh me para, rritja në detyrë për punonjësit e tjerë nuk është ende aq e lidhur me rezultatet e tyre sa në vendet e tjera.

Një tjetër tregues kritik është njohuria mbi objektivat. Me vetëm 24.8 pikë, ky është një nga treguesit më të ulët për Shqipërinë. Kjo do të thotë se edhe kur ndërmarrja ka qëllime të caktuara, ato nuk komunikohen qartë te punonjësit. Ekziston një shkëputje e madhe komunikimi.

Stafi drejtues mund të ketë një plan, por punonjësit e thjeshtë shpesh nuk e dinë se cilat janë objektivat specifike të prodhimit apo shërbimit. Në Evropë dhe Azinë Qendrore, ky tregues është pothuajse dyfish më i lartë (41.2 pikë), gjë që dëshmon se bizneset shqiptare kanë nevojë për më shumë transparencë të brendshme dhe strategji komunikimi./Monitor.al/

Biznesi shqiptar shkëlqen në zgjidhjen e problemeve, dështon

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme