Sociale 28 January 2026, 15:23 Nga VNA

Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare

Ndaje në Whatsapp

Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për

Prej më shumë se dy javësh bizneset po përballen me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania.

Edhe gjatë ditës së sotme, ekonomistët e subjekteve raportojnë vështirësi në hyrjen në këtë sistemi, që bie shumë shpesh.

Gjatë ditës së djeshme Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.

APL kërkoi zgjidhje, udhëzim dhe garanci që bizneset të mos mbajnë kosto dhe përgjegjësi për një problem jashtë kontrollit të tyre, por ata thonë se deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim as nga financat, as nga AKSHI.

Problemet që po hasin bizneset janë të shumta:

-Të vetëpunësuarit e vetëm përdorin sistemin self-care për fiskalizimin e faturave, pasi ky shërbim atyre u ofrohet pa pagesë, ndryshe nga bizneset e tjera që janë të detyruara të marrin shërbimin e kompanive private të programeve fiskale. Si rrjedhojë e mosfaturimit, bizneset nuk po arrijnë të marrin të ardhurat mujore.

Probleme të tjera janë mosregjistrimi i certifikatës së re të fiskalizimit, mosfiskalizim për faturat e importit apo moskryerja e rakordimeve të faturave të kontrollit me ato të sistemit.

APL ka paralajmëruar se këto bllokime po sjellin pasoja të drejtpërdrejta në ndërprerje të punës dhe vonesa në faturim dhe arkëtime; Kosto shtesë operative (kohë, staf, suport teknik, humbje klientësh); apo dhe Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që bizneset nuk i kontrollojnë;

Madje kjo situatë ndikon negativisht dhe në arkëtimet tatimore, ka paralajmëruar APL.

Bizneset mbeten në pritje të zgjidhjes së problemit, apo të paktën të ketë transparencë nga institucionet se kur do të bëhet funksional sistemi self-care, që është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e aktivitetit të subjekteve.

Monitor ka mësuar më herë nga burime jo zyrtare se një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas nisjes së hetimeve të SPAK , ka paralizuar shërbimet e e-qeverisjes, veçanërisht ato që përdorin bizneset./Monitor.al/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme