Sociale 22 December 2025, 19:20 Nga VNA

Bien faqet online të të gjitha agjencive shtetërore, funksionojnë vetëm ato të ministrive

Ndaje në Whatsapp

Bien faqet online të të gjitha agjencive shtetërore,

Faqet zyrtare online të të gjitha agjencive shtetërore me domainin “gov.al” rezultuan të paarritshme mesditën e sotme, duke krijuar një situatë të pazakontë për aksesin publik në shërbimet dhe informacionin institucional.

Sipas verifikimeve të kryera nga Ekofin, përpjekjet për të aksesuar këto faqe janë bërë nga IP të ndryshme, për disa minuta radhazi, konkretisht nga ora 13:25 deri në 13:40, pa asnjë rezultat pozitiv. Pavarësisht rifreskimeve të vazhdueshme dhe tentativave nga rrjete të ndryshme interneti, asnjë prej faqeve zyrtare nuk ka qenë funksionale. Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, portalet vijojnë të jenë offline.

Aktualisht nuk ka asnjë njoftim zyrtar që të sqarojë arsyen e këtij mosfunksionimi masiv. Nuk dihet nëse problematika lidhet me ndonjë proces teknik, mirëmbajtje apo azhornim të serverëve nga ana e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), institucion përgjegjës për infrastrukturën digjitale të administratës publike.

Nga ana tjetër, situata vjen në një moment të ndjeshëm institucional, pasi drejtuesja e AKSHI-t dhe zëvendësja e saj ndodhen nën hetim nga SPAK, lidhur me dyshime për korrupsion dhe abuzime me procedurat e prokurimit publik. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse ekziston ndonjë lidhje mes hetimeve dhe ndërprerjes së aksesit në portalet qeveritare.

Mosfunksionimi i faqeve “gov.al” prek drejtpërdrejt transparencën institucionale dhe aksesin e qytetarëve, bizneseve dhe medias në informacion publik dhe shërbime digjitale, duke rikthyer në vëmendje varësinë e lartë të administratës nga një infrastrukturë e centralizuar teknologjike. /Ekofin.al/

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme