Sociale 8 November 2025, 12:25 Nga VNA

Betoni që burgos Tiranën: Kur zhurma, korrupsioni dhe makineritë pushtojnë çdo hapësirë

Ndaje në Whatsapp

Betoni që burgos Tiranën: Kur zhurma, korrupsioni dhe makineritë

Prej kohësh Tirana është në një konflikt të madh ndërmjet ndërtimeve që po e shfytyrojnë çdo ditë, zhurmës, rrëmujës dhe pisllëkut që krijohet nga ndërtimet si rrjedhojë e dhënies së lejeve pa një plan paraprak të zonës, dhe ngushtimit të hapësirës, dritës e frymëmarrjes për banorët e saj, që tashmë ngjajnë të mbyllur si në burgje vertikale. Kësaj i shtohet dhe kujdesi i pakët për kushtet e sigurisë teknike si për punonjësit e ndërtimit ashtu edhe banorët. E gjithë kjo rrëmujë dhe i gjithë ky rrezik të përplaset në fytyrë çdo ditë të lume në këtë qytet, pa ndalim.

Betoni që burgos Tiranën: Kur zhurma, korrupsioni dhe makineritë

 

E njëjta pamje u shfaq edhe këtë të shtunë në mëngjes në një nga rrugicat që lidhin rrugën e Kavajës me rrugën Myslym Shyri, shumë afër qendrës së Tiranës. Rrugica, dikur me banesa private me gjelbërim dhe e paqtë, ka një çerekshekulli që është shndërruar në kantier ndërtimi. Çdo pallat i ngritur në të e shëmton përditë e më shumë rrugicën nga ndërtimi pa plan dhe pa estetikë. Por sigurisht nuk mund ta ndalojmë „zhvillimin ndërtimor“, industrinë kryesore në vend që ka prodhuar shumë të ardhura për buxhetin e shtetit e të bashkisë dhe që ka ushqyer korrupsionin shtetëror.

Betoni që burgos Tiranën: Kur zhurma, korrupsioni dhe makineritë

Rrugica dallon nga të tjerat, sepse në të ndodhet një treg fshatar që të kthen në paqtimin e këndshëm mes një shitësi që me theksin e ëmbël të „katunorit të Tironës“ të reklamon produket e veta si më të mirat në botë. Dhe i ble me kënaqësi edhe kur e di që mund të mos jetë ashtu, sepse të pëlqen kujdesi dhe mirësia që tregon shitësi me klientin e tij. Kjo paqje të prishet kur ndërhyn dhunshëm një betonierë, me volum sa vetë gjerësia e rrugicës dhe me peshë sa të shkërrmoqë çdo gjë anash saj. Pamjet e betonierës në këtë rrugicë pazari, ditën e pushimit, të shtunë në mëngjes, dhe shqetësimi e alarmi që u krijua te të gjithë qytetarët e pranishëm, si dhe bllokimi që iu bë jo për pak kohë çdo aktiviteti, janë treguesi tipik i dhunës që ushtron simbioza korruptive pushtet-ndërtues mbi mirëqenien e qytetarëve. Të gjithë jemi nën pushtetin burgosës të betonit dhe makinerive të tij!

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme