Sociale 2 November 2025, 22:11 Nga VNA

Beteja me kancerin në Shqipëri/ Nga humbja e vëllait, tek zbulimi i sëmundjes tek vetja dhe mamaja, Blerina Kalthi: Një luftë e përditshme, shteti inekzistent. Kimioterapia mungonte

Ndaje në Whatsapp
Beteja me kancerin në Shqipëri/ Nga humbja e vëllait, tek zbulimi

Përballja me sëmundjen e shekullit, kancerin. Rrëfimi i Blerina Kalthi për emisionin "Sepse" në A2 CNN nga humbja e të vetmit vëlla nga kanceri, tek diagnostikimi i sëmundjes malinje në gjoks e deri tek sëmundja e nënës. 

Rrëfimi

"Përballja me kancerin nuk ka qenë e lehtë. Unë jam diagnostikuar me kancer malinj të gjoksit në fazë të tretë në vitin 2021. Një sëmundje e cila nuk mbeti vetëm aty por mu përhap edhe në pjesë të tjera të trupit. 

"Fillimisht mu diagnostikua në gjoks. Më pas shumë shpejt mu përhap në mitër. Bëra operacionin dhe sërish pata probleme, qelizat kancerogjene i përhapën në mëlçi nga ku më pas më helmuan gjakun nga 28 seanca komipterapie. U detyrova bëra transplant në Turqi 42 mijë euro, e gjitha e mbuluar nga familja dhe prindërit e mi".  

Kur e pyesin si e përjetoi thotë se "Është njësoj sikur të kesh bërë luftë për 28 vite rresht çdo ditë. Të përmbyset e gjithë bota. Sepse ne kemi histori më përpara në familjen tonë me kancer". Ajo tregon se ka humbur vëllain e vetëm nga tumori në kokë në vitin 2012. Ishte shumë e vështirë. 

Edhe pse e kisha përgatitur disi veten që " Edhe nese do e kem, do të tregohem e fortë dhe do kaloj, por kur historia përsëritet u zgjua edhe një herë dhimbja. 

Unë kam edhe nënën time të sëmurë. Asaj i duhen bërë 20 seanca. E kam bërë rrugën çdo ditë për dy muaj rresht. Sepse pajisje prishej çdo javë. 

Madje mjekët nqa kanë thënë me raste "Sot nuk punon". Pas gjithë asaj lodhje shpirtërore ë, fizike të vret edhe burokracia. Këtu ishte edhe shoku më i madh sepse historia po përsëritet sërish. Në rrugëtimin e saj me sëmundjen dhe betejën me jetën, Balerina thotë se shteti nuk jep asnjë ndihmë, madje ai është inekzistent. 

Duke folur për skandalin që përfshiu spitalin Onkologjik në Tiranë, Blerina thotë se është e papranueshme mungesa e ilaçeve. "Është një sëmundje që nuk pret. Tre muaj pa ilaçe janë jashtëzakonisht shumë. Ndaj dhe pse nuk kemi mundësitë detyrohemi t'i drejtohemi klinikave private". 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme