Politika 19 September 2025, 11:49 Nga VNA

BE reagon për kaosin në Kuvend: Parlamenti duhet të jetë vend për debat konstruktiv, jo pengesa

Ndaje në Whatsapp
BE reagon për kaosin në Kuvend: Parlamenti duhet të jetë

Pas ndërprerjeve dhe tensioneve në seancën e djeshme të Kuvendit, ku opozita pengoi kryeministrin Edi Rama të paraqiste programin qeverisës, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar duke theksuar rëndësinë e dialogut demokratik.

“Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika dhe paraqiten pikëpamje alternative,” thuhet në deklaratën e delegacionit, që shpreh keqardhje që publiku shqiptar u privua nga e drejta për t’u informuar siç duhet mbi programin e ri qeverisës.

BE nënvizon se në kontekstin e procesit të anëtarësimit, Parlamenti luan një rol kyç në miratimin e reformave që lidhen me BE-në, dhe ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

Sipas Delegacionit, debati parlamentar mbi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme do të kishte qenë një mundësi e rëndësishme për të trajtuar objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE – një ambicie që përfshin të gjitha forcat politike. Ata shprehen të zhgënjyer që kjo mundësi iu mohua publikut.

Delegacioni i BE-së rikonfirmon angazhimin për të mbështetur një parlament që nxit dialog të hapur dhe përfshirës dhe bën thirrje që të gjitha partitë politike të kontribuojnë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme