Sociale 11 December 2025, 15:24 Nga VNA

BE ngre alarmin për “paqen fiskale”: Duhet garanci të forta kundër pastrimit të parave

Ndaje në Whatsapp

BE ngre alarmin për “paqen fiskale”: Duhet garanci të

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj nismës së qeverisë shqiptare për “paqen fiskale”, e cila pritet të miratohet në Kuvend. Në një deklaratë zyrtare, BE bën të ditur se Komisioni Europian ka ngritur “shqetësime serioze” gjatë diskutimeve me autoritetet shqiptare, përfshirë takimin e Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet të mbajtur më 25-26 nëntor.

Sipas BE-së, nisma rrezikon të dekurajojë përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe duhet të shoqërohet me garanci të forta kundër pastrimit të parave. Komisioni thekson gjithashtu se Shqipëria duhet të vazhdojë reduktimin e përjashtimeve tatimore dhe kërkon që të gjitha shqetësimet e ngritura të adresohen plotësisht përpara miratimit të paketës.

“Komisioni Europian ka diskutuar nismën për “Paqen Fiskale” me autoritetet shqiptare, përfshirë edhe gjatë takimit të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet, më 25-26 nëntor. Gjatë këtyre diskutimeve, Komisioni ngriti shqetësime serioze lidhur me rrezikun që kjo nismë të dekurajojë përmbushjen e detyrimeve tatimore. Po ashtu, ai përsëriti domosdoshmërinë që propozimi të përfshijë garanci të forta kundër pastrimit të parave, ndërkohë që vijon puna për reduktimin e numrit të madh të përjashtimeve tatimore. Komisioni pret që këto shqetësime të adresohen në mënyrë të plotë”, thuhet në reagimin e BE.

Në reagim theksohet se çdo amnisti fiskale duhet të jetë në përputhje me acquis të BE-së dhe me standardet ndërkombëtare, përfshirë Moneyval dhe FATF, si dhe të kontribuojë në luftën kundër krimit të organizuar.

Kundërshtime të forta ndaj nismës janë shprehur ditën e djeshme edhe nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila paralajmëron se dy projektligjet e propozuara do t’u falin bizneseve mbi 2 miliardë euro detyrime, gjoba dhe kamatëvonesa. Organizata kritikon mungesën e konsultimit me investitorët e huaj dhe mungesën e transparencës nga administrata tatimore.

Dhoma Amerikane nënvizon se problemet e vazhdueshme me TVSH-në, penalizimet në sektorin e energjisë dhe praktikat e kontestimit të shitjeve nën kosto tregojnë mungesë të komunikimit institucional dhe barrë të shtuar për komunitetin e biznesit.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme