Sociale 28 September 2025, 15:39 Nga VNA

BE jep dritën jeshile për ilaçin e ri kundër Alzheimerit

Ndaje në Whatsapp
BE jep dritën jeshile për ilaçin e ri kundër Alzheimerit

Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin në treg të Bashkimit Evropian të donanemab (Kisunla), një antitrup monoklonal i zhvilluar për fazat e hershme të Alzheimerit. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit dhe Sigurisë Ushqimore, Kisunla rekomandohet për trajtimin e dëmtimit të lehtë kognitiv dhe demencës së lehtë nga Alzheimer, duke kontribuar në ngadalësimin e përparimit të problemeve njohëse dhe funksionale.

Vendimi shënon një kthesë të rëndësishme: fillimisht refuzuar, më pas pas një rivlerësimi shkencor, EMA ka vlerësuar se te një grup i kufizuar pacientësh përfitimet e ilaçit i tejkalojnë rreziqet. Ai do të përdoret kryesisht tek pacientët pa kopje të shumta të gjenit ApoE4, i cili lidhet me rritjen e efekteve anësore serioze.

Ndryshe nga terapitë tradicionale që fokusohen vetëm në lehtësimin e simptomave, donanemab synon drejtpërdrejt shkakun biologjik – pllakëzat amiloide në tru – duke i lidhur dhe eliminuar përmes qelizave mikrogliale. Synimi nuk është shërimi përfundimtar, por ngadalësimi i përparimit të sëmundjes.

Të dhënat klinike mbi mijëra pacientë me Alzheimer në fazë të hershme tregojnë se trajtimi me donanemab e ngadalëson rënien kognitive krahasuar me placebo, duke ulur deri në 25-30% rrezikun e përparimit në faza më të rënda. Ky zhvillim përfaqëson një hap të parë konkret drejt frenimit të një prej sëmundjeve neurodegjenerative më të rënda.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme