Sociale 27 November 2025, 10:02 Nga VNA

Banorët protestojnë në Kolonjë: 10 fshatra të izoluar prej një jave nga përmbytjet

Ndaje në Whatsapp

Banorët protestojnë në Kolonjë: 10 fshatra të izoluar

Banorët e disa fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila ndodhet mbi lumin Osum. Tubimi vjen pas izolimit të mbi 10 fshatrave, që prej një jave po përballen me pasojat e reshjeve të rrëmbyeshme dhe përmbytjeve që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën.

Ura lidhëse, e vetmja rrugë hyrëse dhe dalëse e zonës, është dëmtuar rëndë, duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës. Si pasojë, banorët thonë se në disa prej fshatrave të thellë ndodhen persona të sëmurë që presin ndihmë, ndërsa ndërhyrja ka qenë e pamundur për shkak të bllokimit të plotë të rrugës.

“Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”, shprehen protestuesit.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të rikthejnë kalueshmërinë e urës, pasi dëmtimet e rënda e kanë shkëputur zonën nga rruga kryesore dhe e kanë lënë komunitetin në izolim të plotë.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme