Sociale 16 February 2026, 09:24 Nga VNA

Banorët kundërshtojnë projektin “TID Durrës”, kërkojnë pezullim të shembjeve

Ndaje në Whatsapp
Banorët kundërshtojnë projektin “TID Durrës”,

Banorët e prekur nga projekti “TID Durrës” kanë dalë me një deklaratë publike ku shprehin kundërshtimin ndaj mënyrës së zbatimit të projektit dhe alternativave të ofruara nga institucionet në Durrës.

Sipas tyre, projekti paraqet mangësi dhe shkelje procedurale, ndërsa kërkojnë shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit dhe pezullim të menjëhershëm të shembjeve. Në të kundërt, banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave dhe intensifikim të reagimit publik dhe institucional, duke theksuar se komunikimet në nivel ndërkombëtar kanë nisur dhe do të vijojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të parimeve të shtetit ligjor.

Në deklaratën e tyre, banorët bëjnë me dije se gjatë një takimi me përfaqësues institucionalë, përfshirë drejtues të qeverisë dhe të bashkisë, u është komunikuar se projekti do të realizohet pa ndryshime.

Sipas banorëve, alternativat e ofruara kanë qenë:

pranimi i një çmimi shpronësimi pak më të lartë;
zhvendosja në zona periferike të përcaktuara nga institucionet;
ose sistemimi i tyre në një objekt të vetëm të përzgjedhur nga bashkia.

Banorët kundërshtojnë këtë qasje, duke argumentuar se projekti përmban prona të papërfshira në listat e shpronësimit ose pa ekspertizë të saktë vlerësimi. Ata theksojnë se nuk mund të pranojnë zbatimin e një projekti me shkelje vetëm për faktin se është vendosur të realizohet.

Mes shqetësimeve të ngritura janë:

mungesa e dakordësimit me banorët për propozimet e paraqitura;
çmimi referencë i konsideruar si “çmim dysheme”;
nevoja që çdo zhvendosje të bëhet vetëm me dakordësinë e vetë banorëve;
mungesa e ofertave konkrete dhe të formalizuara deri më tani.

Banorët kërkojnë:

shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit;
pezullim të menjëhershëm të shembjeve;
shqyrtim ligjor të plotë të çdo rasti individual.

Në deklaratë theksohet se, nëse kërkesat nuk merren parasysh, ata do të përshkallëzojnë protestat dhe do të rrisin reagimin publik dhe institucional, duke vijuar edhe komunikimet në nivel ndërkombëtar.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme