Sociale 13 May 2026, 20:07 Nga VNA

Banorët e TID në Durrës përballen me bashkinë: kërkojnë transparencë për projektin që prek banesat e tyre

Ndaje në Whatsapp

Banorët e TID në Durrës përballen me bashkinë:

Në ndryshim nga një ditë më parë, kur pavarësisht kërkesave nuk u arrit një takim në bashki, këtë të mërkurë një përfaqësi e banorëve të prekur nga projekti TID u prit nga drejtoresha ligjore e institucionit, Alneida Rroshi.

Pas takimit, përfaqësuesja e banorëve, arkitektja Entela Koja, u shpreh për mediat se i kanë kërkuar bashkisë që t’i informojë brenda afateve të përcaktuara mbi procedurat që po ndiqen nga autoritetet vendore dhe Ministria e Kulturës.

Sipas saj, projekti fillestar ka shfaqur një sërë parregullsish, ndaj banorët kërkojnë që këtë herë të përfshihen në mënyrë aktive në procesin vendimmarrës dhe konsultues.

Megjithëse kërkesa e tyre është paraqitur zyrtarisht, banorët thanë se gjatë takimit nuk kanë marrë një përgjigje me shkrim, çka ka shtuar kërkesat për më shumë transparencë institucionale.

Ata shprehen skeptikë ndaj procedurave që mund të prekin pronat e tyre dhe këmbëngulin që çdo komunikim zyrtar të dokumentohet.

Projekti TID Durrës, që pritet të zbatohet nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Durrësit dhe AADF, parashikon ndërhyrje që përfshijnë shembjen e banesave dhe bizneseve të rreth 80 familjeve në zonën pranë amfiteatrit dhe në hapësirën historike të qytetit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme