Sociale 5 February 2026, 10:34 Nga VNA

Banorët e Rrjolit protestojnë për ndërtimin e resortit luksoz në Velipojë

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Rrjolit protestojnë për ndërtimin e resortit

Pas disa ditësh protestash, banorët e Rrjolit në Velipojë dolën sërish sot në rrugë për të kundërshtuar projektin e ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e tyre.

Ata janë vendosur përpara Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar ndërhyrje për të ndaluar punimet. Sipas banorëve, në projekt janë përfshirë rreth 60 familje që kërkojnë pezullimin e çdo aktiviteti ndërtimi.

Banorët mbanin në duar parulla e pankarta me thirrjet: “Drejtësi, Drejtësi, drejtësi!”, “Besojmë te SPAK”, “Duam drejtësi”,  “Kërkojmë pronat tona” dhe të tjera.

Banorët janë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, ku pretendojnë jo vetëm se kanë pronat e tyre, por edhe i dëmton. protestuesit shprehen se kanë besim vetëm te SPAK-u për zgjidhjen e problemit dhe apeluan që të hetojë.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme