Sociale 25 September 2025, 09:56 Nga VNA

Banorët e Përbregut në Kukës kundërshtojnë ndërtimin e landfillit: rrezikon jetën tonë

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Përbregut në Kukës kundërshtojnë

Banorët e fshatit Përbreg në Kukës kanë reaguar ashpër ndaj njoftimit për ndërtimin e një landfilli në territorin e tyre, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që projekti mund të ketë mbi mjedisin dhe jetesën në zonë. Sipas tyre, vendimi është marrë pa konsultim publik dhe përfaqëson një rrezik të drejtpërdrejtë për tokat, ujërat dhe ajrin, që ata përdorin për jetesën e përditshme.

Banorët thonë se janë të vendosur të mos lejojnë zbatimin e projektit dhe kanë paralajmëruar se do të përdorin çdo mjet ligjor për ta ndalur. Kryeplaku i fshatit, Hamit Dida, shprehet se komuniteti nuk është kundër zhvillimit, por kërkon transparencë dhe një vendimmarrje të drejtë.

“Ky projekt është vendosur pa dijeninë dhe miratimin tonë. Është një vendim që nuk merr parasysh interesin e banorëve dhe rrezikon jetën në këtë zonë. Ne do të bëjmë gjithçka për ta ndalur”, tha Dida.

Nga ana tjetër, Bashkia e Kukësit mbetet në qëndrim të palëkundur mbi realizimin e projektit.

Kryebashkiaku Albert Halilaj, në një deklaratë publike, njoftoi se ndërtimi i landfillit në Përbreg është pjesë e Reformës Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve për periudhën 2025–2030.

Sipas tij, kjo është një nismë e miratuar më 28 dhjetor 2020 nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, dhe nga Këshilli Bashkiak i Kukësit.

Në deklaratën e tij thuhet se landfilli: “Do të sigurojë një menaxhim të sigurt dhe bashkëkohor të mbetjeve, do të ulë ndotjen e tokës dhe ujërave, do të përmirësojë cilësinë e jetës për banorët dhe do të krijojë baza për projekte riciklimi dhe energjie të gjelbër”. Për Halilajn, kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të pastër, më të qëndrueshme dhe më të favorshme për zhvillimin e turizmit malor në Kukës.

Ndërkohë, banorët mbeten në pritje të një reagimi zyrtar që të adresojë shqetësimet e tyre konkrete, ndërsa tensioni në komunitet rritet, për shkak të mungesës së dialogut të drejtpërdrejtë me institucionet vendimmarrëse./BalkanWeb/

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme