Sociale 14 September 2025, 16:24 Nga VNA

Banorët e Martaneshit protestojnë për mbrojtjen e burimeve ujore, Lëvizja BASHKË në mbështetje të kauzës

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Martaneshit protestojnë për mbrojtjen e burimeve ujore,

Banorët e Martaneshit kanë dalë sot në protestë kundër ndërhyrjeve në burimet ujore të zonës, duke kundërshtuar projektin e firmës “Teodori 2003”, e cila sipas tyre po përpiqet të devijojë ujërat e liqenit të Sopës, pjesë e basenit ujëmbledhës të Matit. Sipas banorëve, ky proces do të shkaktonte pasoja të rënda mjedisore dhe do të linte pa ujë katër fshatra të zonës.

Protestës së banorëve iu bashkuan edhe përfaqësues të Lëvizjes BASHKË, të cilët deklaruan mbështetje për komunitetin dhe e cilësuan situatën si një “krim mjedisor”. Në fjalën e tyre, ata akuzuan qeverinë dhe pushtetin vendor për bashkëpunim me interesa oligarkike, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave në nivel kombëtar.

"Ky projekt është një grabitje e burimeve natyrore dhe do të dënojë me thatësirë fshatrat e Martaneshit. Thirrja jonë është për bashkim dhe protesta të menjëhershme edhe përpara Kryeministrisë, për të ndaluar këtë proces”, u shprehën përfaqësues të Lëvizjes.

Banorët dhe mbështetësit e tyre kërkuan ndërhyrjen e institucioneve për të ndalur projektin, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat deri në mbrojtjen e plotë të burimeve ujore të zonës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme