Sociale 7 November 2025, 18:45 Nga VNA

Banorët e Durrësit protestë para Kryeministrisë kundër projektit TID: “Stop vjedhjes, stop projektit”

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Durrësit protestë para Kryeministrisë kundër

Banorët e Durrësit zhvilluan këtë të premte një protestë përpara Kryeministrisë, kundër projektit TID (Transformimi i Integruar i Durrësit), duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë dhe rishikimin e vendimit që parashikon shembjen e banesave të tyre në zonën pranë amfiteatrit.

"Stop vjedhjes” dhe “Stop projektit TID” ishin disa prej pankartave që mbanin në duar protestuesit, të cilët akuzojnë autoritetet për shkelje të të drejtës së pronësisë dhe mungesë transparence. Ata deklaruan se do të vijojnë protestat deri në anulimin e projektit në formën aktuale.

Sipas banorëve, 74 familje janë njoftuar papritur se shtëpitë e tyre do të shemben për t’i lënë vend një lulishteje publike, pa u konsultuar më parë dhe pa marrë pëlqimin e tyre. Ata pretendojnë gjithashtu se procesi i shpronësimit po kryhet me çmime reference që nuk pasqyrojnë vlerën reale të pronave.

Banorët kanë ndjekur edhe rrugën ligjore për të kundërshtuar projektin, ndërsa në mbështetje të tyre qytetarë të ndryshëm kanë firmosur një peticion kundër shpronësimeve, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe abuzive.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme