Sociale 12 February 2026, 09:41 Nga VNA

Banorët e Durrësit dhe Rrjollit protestë para Kuvendit kundër projekteve që prekin pronat e tyre

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Durrësit dhe Rrjollit protestë para Kuvendit

Protestë po zhvillohet këtë të enjte para Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare, ku janë mbledhur banorë nga Durrësi dhe nga zona e Rrjollit  për të kundërshtuar projektet që sipas tyre prekin pronat e tyre.

Rreth 200 banorë dhe përfaqësues biznesesh që operojnë në bulevardin “Epidamn” në Durrës po protestojnë kundër prishjes së godinave ku ata ushtrojnë aktivitetin dhe jetojnë, në zonën ku pritet të zbatohet projekti “TID” nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF).

Banorët kundërshtojnë procesin e shpronësimeve, duke deklaruar se vlera e ofruar nga Bashkia e Durrësit është shumë më e ulët se çmimi real i tregut. Sipas tyre, në zonën e parkut arkeologjik çmimi i tregut arrin deri në 3000 euro për metër katror, ndaj kërkojnë kompensim sipas vlerës reale të tregut.

Më 10 shkurt, Bashkia e Durrësit i paraqiti Këshillit Bashkiak një projektvendim për miratimin e një bonusi qiraje për banorët e prekur nga projekti “TID”, por kjo nismë u kundërshtua fort nga pronarët e banesave dhe bizneseve, të cilët e konsideruan bonusin si të pamjaftueshëm. Për shkak të kundërshtimeve, këshilltarët e opozitës braktisën mbledhjen dhe projektvendimi nuk u miratua.

Njëkohësisht, para Kuvendit po protestojnë edhe banorët e Rrjollit, të cilët kundërshtojnë projektin e biznesmenit Bashkim Ulaj në zonën e Velipojës. Ata kanë ngritur pankarta dhe po thërrasin slogane si: “Larg duart nga pronat tona”.

Në mbështetje të protestuesve kanë shkuar dhe 3 partitë e reja, Agron Shehaj nga Partia Mundësia, dhe përfaqësues nga Shqipëria Behët dhe Levizja Bashkë

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme