Sociale 27 February 2026, 16:24 Nga VNA

Banka Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

Ndaje në Whatsapp

Banka Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të

Shqipërisë i duhen së paku 20 vjet që të arrijë vetëm gjysmën e të ardhurave mesatare për frymë të Bashkimit Evropian. Në këtë përfundim arrin Banka Botërore në raportin “Rishikimi i financave publike në Shqipëri” teksa analizon ecurinë e rritjes ekonomike të vendit dhe faktorët e tjerë socio-ekonomikë.

“Shqipëria arriti statusin e vendit me të ardhura të mesme të larta në vitin 2008, kur PBB-ja për frymë ishte vetëm 24 për qind e mesatares së BE-së. Që atëherë, Shqipëria e ka ngushtuar këtë hendek me ritme të moderuara, duke arritur në 33 për qind. Zgjerimi ekonomik ka ndodhur kryesisht në sektorë me produktivitet dhe paga të ulëta si prodhimi bazë dhe turizmi në shkallë të vogël, ndërkohë që ekonomia informale mbetet në nivele të konsiderueshme, në 29–33 për qind të PBB-së. Me politikat aktuale, Shqipërisë do t’i duhen gati 20 vite, pothuajse një gjeneratë, për të arritur vetëm gjysmën e të ardhurave mesatare për frymë të BE-së”, thuhet në raport.

Banka Botërore kërkon nga qeveria ngritjen urgjente dhe forcimin e Edukimit dhe Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme për të mbështetur zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe pjesëmarrjen në tregun e punës

Shqipëria duhet të rishikojë politikën fiskale, që mbetet relativisht e dobët, vlerëson Banka Botërore ku vëren se me ritmin aktual të reformave, rritja vjetore pritet të ngadalësohet në planin afatgjatë, duke arritur vetëm 1.5 për qind deri në vitin 2050.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme