Sociale 6 November 2025, 08:23 Nga VNA

Banesat sociale/Bashkia Tiranë arkëtoi 4.4 miliardë lekë në dy vite, por strehoi vetëm 40 familje

Ndaje në Whatsapp
Banesat sociale/Bashkia Tiranë arkëtoi 4.4 miliardë lekë

Në një kohë kur mungesa e strehimit për familjet e reja është kthyer në një emergjencë kombëtare, për shkak të rritjes së çmimeve të apartamenteve të ndikuar edhe nga injektimi i parave të pista në sektorin e ndërtimit, një raport i Qëndresës Qytetare ngre pikëpyetje serioze mbi efektivitetin e ligjit për strehimin social.

Analisti i Qëndresës Qytetare, Ilir Brasha, ka kryer një monitorim të zbatimit të ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i cili detyron ndërtuesit e objekteve me sipërfaqe mbi 2000 m² të kalojnë në pronësi publike të paktën 3% të sipërfaqes së ndërtuar.

Ky detyrim mund të plotësohet përmes kalimit të drejtpërdrejtë të banesave të përfunduara, dhënies së një vlere monetare ekuivalente ose ofrimit të një sipërfaqeje të barasvlershme në një vendndodhje tjetër.

Sipas të dhënave të monitorimit, Bashkia e Tiranës ka arkëtuar fonde të konsiderueshme nga ky kontribut social: 1.68 miliardë lekë në vitin 2023 dhe 2.73 miliardë lekë në vitin 2024, për një total prej 4.4 miliardë lekësh në dy vite.

Megjithatë, deri në vitin 2025, janë dhënë vetëm 40 banesa sociale me qira, që strehojnë 40 familje me gjithsej 105 anëtarë – një tregues që ekspozon përdorimin shumë të ulët të fondit të krijuar.

“Ndërkohë që çmimet e tregut po rriten artificialisht nga pastrimi i parave në ndërtim, qytetarët e zakonshëm po mbeten pa akses në strehim. 3% i detyrimit për strehim social duhej të ishte një mekanizëm për drejtësi sociale, jo një detyrim formal në letër”, thekson analisti Ilir Brasha.

Në raportin e fundit Qëndresa Qytetare evidenton se prej vitesh ka paralajmëruar se sektorit të ndërtimit i mungon transparenca dhe se moszbatimi real i ligjit për strehimin social po përkeqëson hendekun midis pasurisë dhe varfërisë në qytetet shqiptare.

 

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme