Anëtarë të familjeve të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët janë shtetas australianë, hipën në një furgon për t’i çuar drejt aeroportit në Damask.
Sipas gazetarit të AP, Baderkhan Ahmad ky ishte operacioni i parë i riatdhesimit për këtë vitit, në kampin Roj në Sirinë lindore realizuar të hënën e 16 shkurtit 2026.
Tridhjetë e katër shtetas australianë thekson gazetari Baderkhan Ahmad ishin nga 11 familje u larguan nga kampi.
Në kampin Roj në Sirinë lindore mbaheshin kryesisht shtetase dhe fëmijë nga vendet perëndimore, përfshirë edhe disa gra e fëmijë shqiptarë.
Në Maj 2022 qeveria shqiptare e përfaqësuar nga anti-terrori shqiptar, nënshkroi një marrëveshje me autoritetet lokale kurde duke mundësuar kthimin e 13 grave dhe fëmijëve shqiptare të cilat mbaheshin në kampin Roj.






















