Sociale 3 January 2026, 15:30 Nga VNA

Arsyet familjare detyrojnë shqiptarët të kthehen nga emigrimi

Ndaje në Whatsapp

Arsyet familjare detyrojnë shqiptarët të kthehen nga emigrimi

Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të emigrantëve që kthehen në vend, por integrimi i tyre në tregun e punës mbetet një sfidë serioze. Të dhënat më të fundit nga Anketa Kombëtare e Migracionit 2024, e realizuar nga INSTAT në bashkëpunim me Bankën Botërore, tregojnë se kthimi i emigrantëve është përshpejtuar sidomos pas vitit 2015, me kulmin në vitet e fundit.

Por kur janë kthyer emigrantët shqiptarë?

Sipas raportit, 45% e emigrantëve të rikthyer janë kthyer në periudhën 2020-2024, ndërsa kthimet në periudhat para vitit 2010 janë dukshëm më të ulëta. Ky trend lidhet me krizat ekonomike në vendet pritëse, pandeminë COVID-19, si dhe pasiguritë ligjore dhe të punësimit jashtë vendit.

Arsyet e kthimit janë kryesisht jo pozitive nga pikëpamja ekonomike. Arsyeja më e shpeshtë lidhet me familjen, e ndjekur nga humbja e vendit të punës ose pamundësia për të gjetur punë në vendin pritës. Një pjesë tjetër janë kthime pas përfundimit të kontratave sezonale, ndërsa një grup më i vogël përmend se është kthyer pasi ka arritur objektivat financiare. Sipas të dhënave vetëm rreth 6% e emigrantëve të rikthyer deklarojnë se janë kthyer sepse kishin fituar dhe kursyer mjaftueshëm

Kjo tregon se shumica e kthimeve nuk ndodhin për shkak të përmirësimit të kushteve në Shqipëri, por si pasojë e vështirësive jashtë saj.

Vetëm rreth gjysma e emigrantëve të rikthyer janë të punësuar, dhe integrimi në tregun e punës është veçanërisht i vështirë gjatë vitit të parë pas kthimit. Raporti thekson se emigrantët e rikthyer janë fillimisht më pak të punësuar se popullsia jo-emigrante, por kjo diferencë zvogëlohet me kalimin e viteve.

Burrat kanë norma punësimi më të larta, ndërsa gratë shpesh mbeten jashtë tregut të punës ose orientohen drejt vetëpunësimit informal. Në shumë raste, aftësitë e fituara jashtë vendit nuk përputhen me kërkesat e tregut shqiptar./Scan/

Arsyet familjare detyrojnë shqiptarët të kthehen nga emigrimi

Arsyet familjare detyrojnë shqiptarët të kthehen nga emigrimi

Arsyet familjare detyrojnë shqiptarët të kthehen nga emigrimi

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme