Sociale 5 Tetor 2025, 08:54 Nga VNA

Arsimi në fshat: Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit

Ndaje në Whatsapp

Arsimi në fshat: Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga

Fredi Sulejmani drejton prej 13 vitesh shkollën 9-vjeçare “Halit Gremi” në Mbrostar të Fierit dhe po kaq vite përballet me probleme që nuk gjejnë zgjidhje. Godina e shkollës është e rrethuar nga ujërat e zeza, të cilat kutërbojnë erë dhe shkaktojnë lagështirë në klasa dhe palestër, duke rrezikuar shëndetin e nxënësve.

Oborri i shkollës mbushet me ujë sa herë bie shi, duke penguar aktivitetin normal dhe orët sportive të Edukimit Fizik. Një restaurim i kryer në vitin 2017 nuk ndihmoi në normalizimin e situatës, ndaj Sulejmani është në pritje të një investimi të ri.

“Gjendja e godinës së shkollës nuk është aspak e mirë. Kemi bërë kërkesë në bashki dhe jemi dakortësuar, pra na është premtuar për të bërë rikonstruksion të plotë të saj,” tha Sulejmani për BIRN.

“Padyshim që infrastruktura shkollore jo e mirë dhe problematikat që cilësova më sipër ndikojnë te një pjesë e prindërve për të mos i sjellë fëmijët në shkollën tonë,” shtoi ai, duke theksuar se po humbasin nxënës.

Shkolla e Mbrostarit ndodhet rreth 5 kilometra larg qendrës së qytetit të Fierit në jug të Shqipërisë, por nuk është e vetmja që vuan mungesën e infrastrukturës dhe kushteve normale për mësim.

Sipas mësuesve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, shkollat e fshatrave në qarkun e Fierit janë lënë prej vitesh pas dore, duke sjellë vit pas viti zbrazjen e tyre dhe eksodin e nxënësve drejt shkollave të qytetit.

Nevila Jahaj, drejtuese e Organizatës Rinore “Epoka e Re”, e fokusuar së fundmi në një projekt për identifikimin e nevojave për investime në sistemin arsimor të Fierit i tha BIRN se mungesat gjenden gjithandej, por shkollat e fshatrave vuajnë një situatë më problematike.

“Shkolla e Cakranit është në pritje të investimit, por derisa të ndodhë kjo, nxënësit po largohen nga shkolla,” tha Jahaj.

“Pra me gjendjen e godinave shkollore, sidomos në fshatra, mund të theni që fëmijët nuk shkojnë dot në shkollën pranë shtëpisë së tyre. Shume nxënës janë larguar në shkollat e qytetit duke boshatisur e shkollat e fshatit,” shtoi ajo.

Shkolla të bashkuara

Arsimi në fshat: Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga

Bashkia e Fierit mbulon 73 shkolla 9-vjeçare dhe 13 shkolla të mesme publike, të cilat kanë së bashku mbi 19 mijë nxënës. Sipas një dokumenti të Bashkisë së Fierit, raporti mesatar i shpërndarjes është 15-18 nxënës për klasë, një shifër kjo që reflekton numrin e ulët të nxënësve nëpër shkolla.

Shkollat e fshatrave kanë një numër më të ulët të nxënësve se sa në qytet, duke iu nënshtruar një praktike dominuese të para viteve ’90 të shkollave të bashkuara.

Në mbledhjen e zhvilluar më 25 korrik 2025, Këshilli Bashkiak në Fier vendosi të shtojë edhe dy shkolla të tjera të bashkuara për shkak të numrit të ulët të nxënësve; shkollën “Jovan Ndreko” në Libofshë dhe “Dino Ismaili” në Levan.

Këto shkolla do të strehojnë nxënës të ciklit fillor, ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm, një zgjidhje që shihet me rezervë nga mësuesit.

Sipas Alketa Lugajt, mësuese gjimnazi me 25 vite përvojë, shkollat e bashkuara nuk garantojnë kushte infrastrukturore me standarde të larta sa i përket palestrave apo bibliotekave dhe lënë për të dëshiruar sa i përket sigurisë së nxënësve.

“Siguria e nxënësve nuk mund të garantohet, pasi moshat e ndryshme kanë problematika të ndryshme,” tha Lugaj për BIRN.

Mungesa e investimeve dhe e kushteve të përshtatshme për mësim po i shtyn nxënësit e shkollave në fshatra drejt qyteteve. Edhe në rastet kur shkollat sigurojnë financime, nxënësit nuk kthehen më mbrapsht.

Një rast i tillë i ndodhi shkollës së mesme të përgjithshme “Kutbi Vruzhaj” në fshatin Levan të Fierit, ku mungesa e investimeve solli rrënimin e godinës dhe zhvendosjen e nxënësve në gjimnazet e Fierit. Edhe pas miratimit të investimeve, shkolla nuk kishte mjaftueshëm nxënës duke detyruar autoritetet e arsimit në Fier të kërkojnë bashkimin me shkollën 9 vjeçare “Dino Ismaili”.

Sipas një mësuesi të shkollës, nga 100 nxënës gjithsej vetëm 40 u rikthyen pas rikonstruktimit të shkollës – një rënie drastike që sipas tij nuk lidhet vetëm me emigrimin, por edhe kushtet e shkollës.

Të njëjtën gjë pohon edhe ish-drejtuesi i njësisë administrative Levan, Ahmet Brahaj.

“Për gjashtë vjet, nxnënësit e gjimnazit të Levanit shkuan në Fier për mësim. Godina ishte drejt rrënimit të plotë. Kur projekti u miratua, u pa se nuk kishte më nxënës. Ndaj u bë bashkimi me shkollën 9 vjeçare,” tha Bahaj.

I njëjti skenar po përsëritet tashmë me shkollën “Halit Gremi” në Mbrostar.

Edison Veliu, kryetar i Bordit Drejtues të Prindërve i tha BIRN se është ankuar në të gjitha institucionet dhe ka marrë mbrapsht ‘një mal’ me shkresa pa përgjigje.

“Kam dy djem që shkojnë në këtë shkollë, gjendja është e rëndë aty. Ujërat e zeza kalojnë në anë të murit rrethues. Një kabinë elektrike dhe dy gropa septike të hapura ndodhen ngjitur me murin rrethues të shkollës, në rrugën që bëjnë çdo ditë fëmijët për në shkollë,” tha Veliu për BIRN.

“Fëmijët më ankohen çdo ditë për erën e rëndë,” tha Veliu, ndërsa shtoi: “nuk e di sinqerisht nëse do vazhdoj t’i çoj në këtë shkollë me këto kushte që janë”./BIRN/

 

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme