Sociale 27 January 2026, 16:36 Nga VNA

APL kërkon dialog dhe bashkëpunim për funksionimin e sistemit të fiskalizimit

Ndaje në Whatsapp

APL kërkon dialog dhe bashkëpunim për funksionimin e sistemit

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) u është drejtuar institucioneve përkatëse për të ndarë disa vëzhgime nga praktika lidhur me funksionimin e sistemit të fiskalizimit gjatë javëve të fundit, në frymën e bashkëpunimit institucional dhe dialogut konstruktiv.

Nga komunikimi i vazhdueshëm me profesionistët dhe bizneset që përfaqësojmë, janë evidentuar disa situata që ndikojnë në përdorimin normal të sistemit, ndër të cilat:

1.       vështirësi teknike në procese të caktuara të fiskalizimit;

2.       pasiguri operative në planifikimin e veprimtarisë së përditshme;

3.       nevojë për orientim më të qartë institucional gjatë periudhave të ndërprerjeve teknike.

Në këtë kontekst, APL vlerëson rëndësinë e:

1.       një komunikimi orientues dhe të koordinuar nga institucionet përgjegjëse;

2.       ruajtjes së besimit të bizneseve në proceset e digjitalizimit dhe formalizimit;

3.       bashkëpunimit të strukturuar ndërinstitucional për zgjidhje praktike dhe afatgjata.

Ne mbetemi të gatshëm të kontribuojmë në mënyrë aktive përmes:

1.       ndarjes së feedback-ut të strukturuar nga praktika;

2.       pjesëmarrjes në diskutime teknike dhe tryeza pune;

3.       dialogut të vazhdueshëm në funksion të përmirësimit të politikave publike.

Qasja jonë synon të mbështesë institucionet në forcimin e kapaciteteve të zbatimit, duke garantuar stabilitet rregullator, parashikueshmëri për bizneset dhe rritje të besimit në reformat digjitale, thuhet në njoftim.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme