Sociale 24 December 2025, 17:08 Nga VNA

Anomalia, 23% e buxhetit 2025 shpenzohet në dhjetor

Ndaje në Whatsapp
Anomalia, 23% e buxhetit 2025 shpenzohet në dhjetor

 

Përqendrimi i shpenzimeve publike në muajin dhjetor me gati një të katërtën e buxhetit është shndërruar në problem kronik.

Të dhënat e sotshme nga Ministria e Financave tregojnë se në përfundim të 11 mujorit shpenzimet buxhetor arritën në 638,6 miliardë lekë ose 77 për qind e totalit vjetor.

Në muajin dhjetor mbeten për tu shpenzuar 193 miliardë lekë ose rreth 2 miliardë që janë  sa 23.5% e buxhetit total të këtij viti.

Bie ritmi i grumbullimit te të ardhurave

Në nëntor grumbulluan 59,5 miliardë lekë me rritje vjetore 4% duke shfaqur ngadalësim.  Për periudhën Janar-Nëntor 2025 të ardhurat totale arritën në rreth 687.7 miliardë lekë  një realizim në masën 99 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 39.7 miliardë lekë më shumë ose 6.1 % më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë në shumën 453.2 miliardë lekë, 36.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar ose 8.8% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Nëntor 2025, u realizuan në vlerën 218.2 miliardë lekë, 9.2 miliardë lekë ose 4.4% më shumë se Janar-Nëntori i vitit 2024, një realizim në masën 98.8% të planit të periudhës për të ardhurat doganore për vitin 2025.

Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë 144.2 miliardë lekë, 3.8 miliardë lekë ose 2.7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë realizuar në shumën 63.6 miliardë lekë, 5.8 miliardë lekë ose 10% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë në shumën 1.8 miliardë lekë, një realizim prej 95.7 % kundrejt planit të periudhës Janar- Nëntor 2025.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë në vlerën 8.6 miliardë lekë, 455 milionë lekë ose 5.6% më shumë se Janar-Nëntori i vitit 2024.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Nëntor 2025, u realizuan në shumën 235 miliardë lekë, 27.5 miliardë lekë ose 13.3% më shumë se Janar-Nëntori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 1.9 miliardë lekë ose 0.8% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 63.6 miliardë lekë, 8.9 miliardë lekë ose 16.3% më shumë se periudha Janar-Nëntor 2024, dhe me realizim në shumën prej 2.3 miliardë lekë ose 3.7% më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar-Nëntor 2025 janë në shumën 22.4 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 9.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 52.7 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë, ose 3% më shumë se periudha Janar-Nëntor 2024.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë në shumën 75.9 miliardë lekë, 15.8 miliardë lekë ose 26.2% më shumë se periudha Janar-Nëntor 2024, si dhe 1.9 miliardë lekë ose 0.8% më shumë se plani i periudhës Janar-Nëntor 2025.

Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Nëntor 2025, u realizuan në shumën 42.7 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë ose 3.2% më shumë se Janar-Nëntori i vitit 2024, si dhe me realizimin në shumën 917 milionë lekë ose 2.2% më shumë se plani i periudhës.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, për periudhën Janar-Nëntor 2025, u realizuan në shumën 163.4 miliardë lekë, 16.8 miliardë lekë ose 11.4% më shumë se periudha e viti 2024, si dhe me realizim prej 100.5% të planit të periudhës.

Shpenzimet, 1 e pesta e buxhetit ne dhjetor

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 638.6 miliardë lekë me një realizim në masën rreth 91% e planit të periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar rreth 11% për qind më i lartë ose rreth 62.2 miliardë lekë më shumë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 11 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 77.4% të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 76.8% e planit vjetor sipas Aktit Normativ Nr. 10, datë 08.10.2025.

Shpenzimet korente, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 561 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 9.5% më i lartë ose rreth 48.5 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet korente u realizuan në rreth 96% të planit vjetor.

Shpenzimet kapitale, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 76.6 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 20% më i lartë ose rreth 12.8 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale u realizuan në rreth 65.2% të planit vjetor./Monitor.al/

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme