Sociale 5 February 2026, 11:00 Nga VNA

Anëtarët e familjes Kola humbin jetën nga rrjedhja e gazit/ Babai punonte në një fabrikë, ndërsa djali elektricist

Ndaje në Whatsapp
Anëtarët e familjes Kola humbin jetën nga rrjedhja e gazit/ Babai

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Porcarit në Itali, ku katër anëtarë të familjes shqiptare Kola humbën jetën brenda shtëpisë së tyre, si pasojë e rrjedhjes së monoksidit të karbonit nga një kaldajë me defekt.

Viktimat janë identifikuar si Arti Kola, 48 vjeç, babai i familjes, Jonida Kola, 42 vjeç, nëna, Hajdar Kola, 22 vjeç, djali dhe Xhesika Kola, 15 vjeç, vajza e familjes. Komuniteti e njihte familjen si të dashur dhe të qetë.

Kryetari i Bashkisë së Porcarit, Leonardo Fornaciari, shprehu ngushëllimet e tij për këtë humbje tragjike: “Një familje e tërë, familja Kola, ka humbur jetën në shtëpinë e tyre, ndoshta për shkak të monoksidit të karbonit që shpërtheu nga kaldaja me defekt. Jemi të gjithë të tronditur dhe të pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike”.

Arti Kola punonte në një fabrikë, ndërsa Jonida Kola ishte shtëpiake. Djali i tyre, Hajdari, ishte elektricist në një kompani lokale, ndërsa Xhesika, vajza e tyre, ishte studente. Tragjedia ka lënë të gjithë komunitetin në zi dhe ka ngjallur shqetësim mbi sigurinë e pajisjeve të ngrohjes në banesa.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme