Sociale 25 February 2026, 20:23 Nga VNA

Ambientalistët kërkojnë masa urgjente për ndërhyrjet në lumin Shkumbin

Ndaje në Whatsapp
Ambientalistët kërkojnë masa urgjente për ndërhyrjet

26 organizata mjedisore kërkuan masa urgjente institucionale për ndërhyrjet e raportuara në shtratin e lumit Shkumbin përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Librazhd-Bushtricë, pasi sipas tyre punimet infrastrukturore të lidhura me Korridorin VIII po rrezikojnë ekosistemin lumor dhe sigurinë e komuniteteve përreth.

“Ndërhyrjet në shtratin dhe brigjet e lumit Shkumbin po cenojnë ekosistemin lumor dhe mund të sjellin pasoja të rënda për komunitetet përreth”, thuhet në letrën e hapur të publikuar nga organizatat nënshkruese.

Letra vjen pas vëzhgimeve në terren dhe raportimeve nga banorë lokalë përgjatë zonës ku po zhvillohen punimet rrugore, ndërsa organizatat argumentojnë se aktivitetet ndërtimore pranë lumit kanë sjellë ndryshime të dukshme në strukturën natyrore të tij.

“Janë konstatuar ndryshime në morfologjinë e lumit, nxjerrje materialesh inerte nga shtrati dhe depozitime materialesh gërmimi pranë tij”, theksohet në dokument, duke paralajmëruar ndikim të mundshëm në cilësinë e ujit, biodiversitetin dhe stabilitetin e brigjeve.

Sipas organizatave, ndërhyrjet në lumenjtë natyrorë gjatë projekteve infrastrukturore kërkojnë monitorim të vazhdueshëm dhe respektim strikt të standardeve mjedisore për të shmangur dëme afatgjata në territor.

“Kërkojmë inspektim të menjëhershëm në terren, verifikim të ligjshmërisë së ndërhyrjeve dhe transparencë të plotë mbi lejet dhe dokumentacionin përkatës”, thuhet më tej në letrën e hapur.

Letra i është dërguar Kryeministrit të Shqipërisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e burimeve ujore dhe monitorimin mjedisor. Rrëshqitjet e fundit të dheut në aksin nacional Librazhd-Bushtricë dhe ndërprerjeve të qarkullimit në juglindje të vendit, kanë bërë që shqetësimet e organizatave mjedisore të lidhen të jenë edhe më të mëdha dhe të kërkohet me këto ndërhyrje e menjëhershme.

Letra është firmosur nga 26 organizata të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mbrojtjes së natyrës, planifikimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit territorial, mes tyre AlbNatyra, PPNEA, EcoAlbania, INCA Albania, Milieukontakt Albania, REC Albania, GO2Albania dhe Co-PLAN. Organizatat nënshkruese përfaqësojnë rrjete kombëtare dhe lokale të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri./Amfora 

 

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme