Sociale 2 April 2026, 09:47 Nga VNA

Alarmi i punonjësve të QSHA, AADF do rrisë tarifat për provimet shtetërore dhe liçencat

Ndaje në Whatsapp

 

Pas publikimit në VNA, se do të shkrihet Qendra e Shërbimeve Arsimore, një njësi shtetërore që kryen maturën shtetërore dhe jep licenca për cdo provim tjetër shtetëror që ofrohet, stafi i këtij institucioni ka përcjellë shqetësimin e tij.

Burime të brendshme, thanë se projekti që AADF, fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim, të marrë në dorë këtë institucion daton që nga koha kur Lindita Nikolla ishte ministre e arsimit.

Projekti u la në hije nga ministrat e tjerë, deri kur Ogerta Manastirliu e aktivizoi për ta vënë në jetë tani, Mirela Kumbaro.

 

Stafi i QSHA-së ngre shqetësimin për VNA, se kalimi nga një institucion shtetëror në një njësi private, do të sjellë disa rreziqe:

1.     Së pari, çdo e dhënë arsimore, provime e licenca do të jenë në dispozicion të privatëve dhe ata jo vetëm do të kenë akses, por edhe kontroll dhe pushtet mbi to

2.     AADF, si kontrolluese e bordit të institucionit të ri, do të ketë mundësi që të aplikojë tarifa të pakufizuara për një provim. Kjo, thanë burimet, mund të bëjë një profesionistë pa të ardhura të mjaftueshme apo të rinj që nuk kanë hyrë në tregun e punës, të vendosen në vështirësi për marrjen e një provimi/licence shtetërore, vetëm për shkak të tarifave.

3.     Vetëfinancimi si skemë zhvatjeje. AADF parashikohet të investojë 5 milionë euro në këtë projekt, dhe në kërkim të parave të investuara, do të rrisë tarifat duke krijuar kosto për qytetarët.

Burimet i thanë VNA se vlera e investimit nga Fondacioni Amerikan nuk është i lartë, për atë që merr në këmbim, pasi aktualisht vetë QSHA gjeneron rreth 1 milione euro nga tarifat.

 

Shërbimet kryesore të QSHA-së:

Njehsimi i diplomave: Aplikimi për njësimin e diplomave të arsimit të lartë të marra jashtë vendit bëhet online përmes e-Albania.

Provimet e Maturës Shtetërore: Organizimi, monitorimi dhe vlerësimi i provimeve të maturës.

Provimet e Shtetit: Organizimi i provimeve për profesionet e rregulluara (p.sh., infermieri, mami, mësuesi).

Vlerësimi i arritjeve: Mbikëqyrja e reformave për cilësinë në arsim

Alarmi i punonjësve të QSHA, AADF do rrisë tarifat për

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme