Politika 26 March 2026, 14:07 Nga VNA

Alarmi i Open Data Albania: Prej 26 shkurtit është fikur transparenca mbi pagesat e thesarit

Ndaje në Whatsapp
Alarmi i Open Data Albania: Prej 26 shkurtit është fikur transparenca

Open Data Albania ka ngritur alarmin se prej datës 26 shkurt në faqet zyrtare të shtetit shqiptar është ndërprerë publikimi i të dhënave mbi pagesat dhe transaksionet e Thesarit nga institucionet buxhetore.

Sipas informacionit të publikuar, ndërprerja e transparencës nuk lidhet me ndonjë ndryshim të shpallur në praktikat e publikimit të të dhënave. Arsyeja, sipas burimeve të disponueshme, lidhet me ndryshimet e shumta në stafet e teknologjisë së informacionit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Stafi i ri ende nuk duket se ka marrë plotësisht në dorë funksionet dhe përgjegjësitë që lidhen me mirëmbajtjen e këtij sistemi, ndërsa ekziston rreziku që situata të zgjasë, duke krijuar një precedent ku institucionet nuk përmbushin një nga funksionet e tyre themelore: garantimin e transparencës publike.

Ndërprerja e publikimit të të dhënave për pagesat e Thesarit nuk konsiderohet një problem teknik i zakonshëm. Bëhet fjalë për një sistem transparence të konsoliduar, i cili prej vitesh ka shërbyer si një nga instrumentet kryesore për monitorimin e shpenzimeve publike dhe forcimin e llogaridhënies.

Përmes këtij sistemi, publiku dhe organizatat e interesuara kanë pasur mundësi të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme se si shpenzohen fondet publike, cilat institucione kryejnë pagesa dhe cilët janë përfituesit e tyre.

Me ndërprerjen e publikimit të këtyre të dhënave, publiku mbetet përkohësisht pa mundësinë për të kuptuar se si po përdoren fondet publike, cilët janë përfituesit e pagesave dhe nëse këto fonde po përdoren në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Në një situatë të tillë rritet edhe rreziku që përfitues të caktuar – qofshin klientë të institucioneve buxhetore apo kontraktorë të ndryshëm – të përfitojnë pa u vënë re nga kontrolli publik.

Mungesa e transparencës në një sistem që deri tani ka qenë automatik dhe i institucionalizuar ngre shqetësime serioze për llogaridhënien publike, kontrollin qytetar dhe menaxhimin e financave publike.

Sepse kur transparenca ndalon, lind edhe pyetja: bëhet fjalë për paaftësi administrative apo për një errësim të qëllimshëm të shpenzimeve publike?

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme