Sociale 3 December 2025, 22:11 Nga VNA

AKU asnjë analizë për ujin e ambalazhuar që hidhet në treg për konsum

Ndaje në Whatsapp
AKU asnjë analizë për ujin e ambalazhuar që hidhet në

Cilësia e ujit të ambalazhuar që hidhet në treg është n ëpikëpyetje. Alarmi jepet nga një audit I KLSH I cili thotë se megjithëse konsumi i këtij produkti ka pësuar rritje të vazhdueshme çdo vit, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sa i përket kontrollit, monitorimit e analizimit të tij.

Sipas të dhënave dhe intervistave të zhvilluara në Drejtorinë e përgjithshme të AKU-së, rezulton se AKU gjatë periudhës 2020-2024 nuk ka realizuar analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm të ambalazhuar në laboratorë e saj rajonalë. Kjo pasi laboratorët e AKU-së nuk kanë kapacitete laboratorike për të kryer analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm të ambalazhuar.

Në rapor thuhet se AKU nuk ka përmbushur planin vjetor të analizave për ujin e pijshëm të ambalazhuar. AKU si institucioni përgjegjës për sigurinë ushqimore në zbatim të ligjit për ushqimin34 , analizon mostra sipas planit vjetor me bazë risku. Mostrat e ujit të pijshëm të ambalazhuar analizohen për verifikuar përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe nënligjore për ushqimin dhe urdhrat për ujin mineral. Marrja e mostrave nga AKU ka për qëllim të garantojë që, uji i ambalazhuar që del në treg, të plotësoj kërkesat për sigurinë dhe cilësinë ushqimore, duke përfshirë analizat mikrobiologjike dhe kimike që përcaktohen në rregulloret përkatëse. Në këto plane janë përcaktuar llojet e analizave që do të kryhen dhe laboratorët. Grupi i auditimit ka konstatuar se realizimi i analizave vjetore për ujin e pijshëm të ambalazhuar ka qenë me i ulët se ai i planifikuari.

Uji i pijshëm, përfshirë dhe ai i ambalazhuar, që të konsiderohet i përshtatshëm për konsum, duhet të plotësojë kërkesat e përcaktuara për praninë e mikroorganizmave, parazitëve dhe substancave të tjera të rrezikshme, në përputhje me vlerat parametrike të specifikuara në këtë rregullore. Gjatë këtij procesi, duhet të merren kampione të ujit për të verifikuar se ai është i sigurt për konsum dhe i përmbahet vlerave të përcaktuara nga AKU dhe NjVKSH-të. Uji sipas kësaj rregulloreje klasifikohet si “i përshtatshëm për përdorim” nëse analizat tregojnë mungesë mikroorganizmash, parazitësh ose substancash që mund të përbëjnë rrezik për shëndetin publik. Në të kundërt, nëse rezultatet e analizave tregojnë shkelje të këtyre kërkesave, uji konsiderohet “i papërshtatshëm për përdorim”. Referuar klsh nuk dihet se cfarë uji pijnë shqiptarët.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme