Sociale 9 August 2025, 09:58 Nga VNA

Aktualisht 7 vatra zjarri aktive në disa qarqe, vijon puna intensive për shuarjen e tyre

Ndaje në Whatsapp
Aktualisht 7 vatra zjarri aktive në disa qarqe, vijon puna intensive

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri në vend, nga të cilat 11 janë shuar, ndërsa 7 vatra mbeten ende aktive.

Në Qarkun Vlorë, në fshatin Navaricë të njësisë administrative Dhivër në bashkinë Finiq, situata mbetet problematike për shkak të erës. Forcat në terren po marrin mbështetje nga helikopteri i Forcës Ajrore dhe avioni kroat Canadair, për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Në Qarkun Fier, në fshatin Lofkënd të njësisë Qendër Dukas në bashkinë Mallakastër, pjesa më e madhe e vatrës është izoluar falë ndërhyrjes nga ajri dhe punës së forcave në terren, por zjarri vijon në pjesën jugore dhe veriperëndimore. Në terren janë angazhuar 25 efektivë të Forcave të Armatosura dhe strukturave të bashkisë.

Në Qarkun Lezhë, në fshatin Malaj Epërm, bashkia Mirditë, zjarri po vazhdon në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis dhe bimësi të dendur në një terren të vështirë për ndërhyrje me mjete ujë hedhëse. Në ndihmë janë angazhuar 63 forca operacionale, që punojnë kryesisht për krijimin e brezave ndarës për të ndalur përhapjen. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Qarkun Dibër, në vendin e quajtur “Mali i Allushit” në fshatin Plani Bardhë të bashkisë Klos, vatra e zjarrit e riaktivizuar po mbahet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për përhapje.

Në Qarkun Elbasan, në fshatin Lleshaj të njësisë Poroçan në bashkinë Gramsh, zjarri po monitorohet nga Shërbimi Pyjor për parandalimin e riaktivizimeve.

Në Qarkun Tiranë, në malin e Bërzhitës, bashkia Tiranë, vatra është vënë nën kontroll dhe po shkon drejt izolimit, ndërkohë që forcat po vijojnë punën për shuarjen përfundimtare.

Gjithashtu, në Tepelenë, midis fshatrave Turan dhe Dukaj, po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit.

Autoritetet dhe forcat e emergjencës vijojnë angazhimin maksimal për kontrollin dhe shuarjen e plotë të zjarreve për të parandaluar dëme të mëtejshme në natyrë dhe zona të banuara.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme