Sociale 17 May 2026, 18:23 Nga VNA

Aktivisti shqiptar i bashkohet flotilës ndërkombëtare për Gazën: “Një shuplakë për maskarallëqet e qeverisë shqiptare”

Ndaje në Whatsapp
Aktivisti shqiptar i bashkohet flotilës ndërkombëtare për

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj ka njoftuar përmes një video-mesazhi për VNA se i është bashkuar misionit ndërkombëtar Freedom Flotilla Coalition, flotilës humanitare që synon të thyejë bllokadën e Gazës dhe të krijojë një korridor ndihmash për popullsinë palestineze.

Sipas Goxhajt, flotila e këtij viti është më e madhja e organizuar deri më sot, me rreth 60 anije dhe pjesëmarrës nga 50 shtete të ndryshme.

“Jam bashkuar misionit global Freedom Flotilla Coalition, i cili synon të thyejë rrethimin gati 3-vjeçar të Gazës, të krijojë një korridor ndihmash humanitare dhe të rrisë solidaritetin mbarëkombëtar me popullin e vuajtur të Palestinës”, shprehet ai.

Aktivisti shqiptar e cilëson pjesëmarrjen e tij si një reagim personal ndaj situatës në Gaza dhe njëkohësisht si kritikë ndaj qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj Izraelit.

“Pjesëmarrja në këtë mision buron nga një nevojë e brendshme për të bërë diçka përballë mizorive që kemi 2 vite e gjysmë që shohim dhe vjen si një shuplakë për maskarallëqet e qeverisë tonë, e cila nuk na përfaqëson aspak me marrëveshjet që bën me qeverinë genocidale të Izraelit”, deklaron Goxhaj.

Ai shpreh gjithashtu shpresën që pjesëmarrja e tij në këtë mision të shërbejë si një thirrje për reagim edhe për shqiptarët.

“Shpresoj që pjesëmarrja ime këtu të shërbejë dhe si një zgjim për popullin shqiptar që të marrin frenat e vendit në dorë dhe t’i thonë jo maskarenjve”, thotë ai.

Freedom Flotilla Coalition është një nismë ndërkombëtare aktivistësh dhe organizatash që prej vitesh organizon misione detare simbolike dhe humanitare drejt Gazës, në përpjekje për të sfiduar bllokadën izraelite dhe për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare mbi situatën humanitare në territorin palestinez.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme