Sociale 2 January 2026, 09:11 Nga VNA

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, 2 të

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur 2 persona të plagosur, dyshohet një grua dhe një fëmijë. Për shkak të dëmtimeve të rënda të automjeteve, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për nxjerrjen e trupave nga mjeti.

Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është përkohësisht i vështirësuar. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Në vijim priten informacione zyrtare lidhur me identitetin e viktimave dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme