Sociale 2 October 2025, 10:15 Nga VNA

“Akrobaci” për këmbësorët, strategjia: Mënyra si janë projektuar disa rrugë në qytete i vë në rrezik

Ndaje në Whatsapp
“Akrobaci” për këmbësorët, strategjia:

Disa rrugë në zonat urbane në vend i ekspozojnë seriozisht këmbësorët ndaj rrezikut të aksidenteve. Strategjia e fundit e qeverisë lidhur me sigurinë rrugore gjykon se një pjesë e tyre janë projektuar duke i dhënë përparësi automjeteve dhe duke neglizhuar sigurinë e këmbësorëve dhe për këtë ka nevojë për ndërhyrje serioze.

“Planifikimi i transportit dhe projektimi i rrugëve në Shqipëri në të kaluarën i kanë dhënë përparësi kryesisht automjeteve motorike, shpesh duke neglizhuar nevojat e sigurisë së këmbësorëve, personave me aftësi të kufizuara dhe përdoruesve të tjerë të rrezikuar të rrugës. Rrugë të shumta, veçanërisht në zonat urbane, nuk janë projektuar duke pasur parasysh sigurinë e këmbësorëve.

Probleme të tilla si mungesa e trotuareve, vendkalimet e papërshtatshme dhe projektet e pasigurta të rrugëve i detyrojnë këmbësorët të ndajnë hapësirën me automjetet ose të ndjekin rrugë të shkurtra të pasigurta. Në të njëjtën kohë, mbetet e paqartë nëse përdoruesit e rrugës e kuptojnë plotësisht se sjelljet e tyre të rrezikshme kontribuojnë ndjeshëm në aksidente” thuhet në strategji.

Dokumenti ndalet tek një grup moshë më e rrezikuar ndër të gjitha siç është ajo e të moshuarve që sipas strategjisë kanë më shumë gjasa të përdorin rrugë si këmbësorë, të përdorin transportin publik dhe me vigjilencën e tyre të zvogëluar, ata mund të jenë të prirur të bëhen viktima të aksidenteve rrugore më shpesh.

Një tjetër element që sillet në vëmendje është infrastruktura rrugore duhet të përshtatet me nevojat e këmbësorëve dhe personave me aftësi të kufizuara, programet parandaluese të edukimit duhet të zbatohen në nivel kombëtar dhe lokal, dhe vizibiliteti i personave në rrugë duhet të rritet.

Për të rritur sigurinë në rrugë duke qenë se edhe shpejtësia tej normave në shumicën e rasteve është problem strategjia rekomandon ndërhyrje në infrastrukturë duke shtuar rreth rrotullime, ishuj trafiku apo pengesa të shtira kjo kryesisht në zonat urbane./Monitor/

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme