Sociale 4 September 2025, 10:30 Nga VNA

AGSH reagon për njoftimin e vonuar të tryezës mbi Kodin Penal

Ndaje në Whatsapp
AGSH reagon për njoftimin e vonuar të tryezës mbi Kodin Penal

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë reagon ndaj njoftimit të vonuar për tryezën e Kodit të ri Penal. AGSH kërkon më shumë seriozitet dhe transparencë nga institucionet.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për mënyrën e njoftimit të medias në lidhje me aktivitetin e nesërm (4 shtator 2025) të Ministrisë së Drejtësisë dhe Grupit të Punës për Kodin e ri Penal.Sipas njoftimit në tryezë do të diskutohet për kodin e ri penal me gazetarët dhe median por ai është dërguar vetëm 15 orë përpara zhvillimit të tryezës, çka tregon mungesë serioziteti dhe transparence në raport me rolin e gazetarëve por edhe me mundësinë për diskutime të thelluara.

Ky praktikim e bën të pamundur për shumë redaksi dhe gazetarë organizimin e pjesëmarrjes profesionale, pasi kërkon kohë përgatitje, verifikim dhe caktim burimesh njerëzore e teknike.

Njoftime të tilla të minutës së fundit, për një proces kaq të rëndësishëm si diskutimi i Kodit të ri Penal, tregojnë se media shihet më shumë si dekor, sesa si partner i vërtetë.

Ne i rikujtojmë Ministrisë së Drejtësisë se transparenca me publikun kalon përmes medias, dhe një proces gjithëpërfshirës konsultimi nuk mund të realizohet duke informuar gazetarët në minutën e fundit, sidomos kur ne jemi grup interesi.

Ftojmë institucionet që të tregojnë më shumë seriozitet dhe respekt ndaj rolit të medias, duke garantuar njoftime të rregullta, të plota dhe me kohë të mjaftueshme për të mundësuar pjesëmarrje reale dhe diskutime përmbajtësore.

 


AGSH thekson se do të përdorë platformën e konsultimit Publik për të dërguar komentet tona për Kodin e ri penal.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme