Sociale 17 September 2025, 12:43 Nga VNA

AGSH: Planifikohet kufizimi i gazetarëve dhe mediave në Kuvend. U heq mundësinë për të pasur kontakt direkt me deputetë e ministra

Ndaje në Whatsapp
AGSH: Planifikohet kufizimi i gazetarëve dhe mediave në Kuvend. U heq

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin lidhur me një nismë të mundshme nga Partia Socialiste, e cila synon të kufizojë praninë e mediave në ambientet e Kuvendit.

Sipas AGSH planet përfshijnë ndalimin e përdorimit të kamerave në sallën ku zhvillohen seancat plenare, si dhe kufizimin e aksesit të gazetarëve në hapësirat e jashtme të Parlamentit.

Postimi

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është informuar për një plan të mazhorancës socialiste në Kuvend për të kufizuar gazetarët dhe mediat.

Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre.

AGSH i bën thirrje Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të gjithë aktorëve të përfshirë që të mos avancojnë me këto plane, të cilat dëmtojnë rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për t'u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar.

AGSH i bën thirrje opozitës në Parlament që të përdorë të gjitha instrumentet për të mos lejuar një kufizim të tillë.

AGSH do të informojë menjëherë partnerët ndërkombëtarë për këtë përpjekje kufizuese të lirisë së medias.

AGSH i bën thirrje gjithashtu të gjitha redaksive mediatike që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të mos lejuar realizimin e këtij plani.

Oborri i Parlamentit dhe salla e tij janë "ishulli" i fundit që u ka mbetur mediave për të bërë pyetje dhe për të xhiruar pa regji.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme