Sociale 6 November 2025, 21:33 Nga VNA

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

Ndaje në Whatsapp
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Projektin e nisa për ta lënë

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me aeroportin e Vlorës, icili ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak së është në një proces hetimi.

Pacolli u pyet drejtpërdrejtë nëse ka paguar ryshfet për koncesionin e Aeroprotit të Vlorës, ai u përgjigj duke thënë absolutisht jo, duke theksuar se nuk ka përfituar asgjë.

Qëllimi i këtij projekti sipas tij, është për të lënë trashëgimi një vepër për Shqipërinë.


A keni paguar ryshfet për koncesionin e Aeroportin e Vlorës?

“Shumë epitete më kanë vendosur në këto ditë. Jam ndjerë jashtëzakonisht i fyer, prej epiteteve ndaj njerëzve që iu kam bërë tepër mirë dhe njerëzve që janë të paditur, që vetëm kanë folur duke karakterizuar një person, pa e njohur. Nuk kam përfituar nga askush, vetëm kam kontribuar për t’ju ndihmuar njerëzve, 147 milionë euro kam investuar në Shqipëri dhe në Kosovë. Nuk jam ortak me asnjë qeveritar në Shqipëri në aeroportin e Vlorës. Kam vetëm një partneri dhe është një firmë nga Kosova dhe ai është aty me 2 përqind. Nuk kam pasur asnjë shenjë, asnjë indicie, që dikush mund të pretendojë ato aksione që kam unë, që janë 98 përqind të aksioneve në Vlorë. Nuk kam paguar asnjë ryshfet për të nënshkruar kontratën për ndërtimin e Vlorës. Unë kam dashur të le thjesht një ndërtim të bukur në Shqipëri. Nuk kam nënshkruar asgjë. Jam aksionar në kompani dhe kam mbështetur vëllezërit e mi.”/ Opinion.al

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme