Sociale 28 August 2025, 17:05 Nga VNA

600 studentë më pak tek Shkencat e Natyrës. Shumë shpejt vendi do jetë në krizë për mësues Matematike, Fizike e Kimie

Ndaje në Whatsapp
600 studentë më pak tek Shkencat e Natyrës. Shumë shpejt

Numri i studentëve të regjistruar në degët e shkencave të natyrës vijon të bjerë, me 600 studentë më pak këtë vit krahasuar me një vit më parë. Ky trend shqetësues rrezikon seriozisht të ardhmen e mësimdhënies në lëndë bazë si fizika, matematika, kimia dhe biologjia – degë ku mungesa e mësuesve tashmë ndihet në shkollat publike.

Në një deklaratë për mediat, organizata Qëndresa Qytetare paralajmëron se mungesa e arsimtarëve të shkencave ekzakte nuk mund të zëvendësohet nga inteligjenca artificiale, duke theksuar se cilësia në arsim nuk ndërtohet mbi improvizime teknologjike apo masa emergjente.

Edhe pse Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, deklaroi me krenari se numri i përgjithshëm i të regjistruarve është në rritje, Qëndresa Qytetare nënvizon se kjo vjen jo si tregues i përmirësimit, por si pasojë e liberalizimit të hyrjes në universitet, rritjes së fenomenit të kopjimit në Maturë, si dhe mbylljes së disa universiteteve në rrethe, që kanë shtyrë më shumë të rinj të orientohen drejt Tiranës.

“Rënia e interesit për shkencat ekzakte është alarmante. Ky është një sinjal që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Arsimit,” – thuhet në deklaratën e Qëndresës Qytetare, ku theksohet gjithashtu se bursat aktuale për degët e mësuesisë nuk mjaftojnë, dhe kërkohet rishikim urgjent i pagave për mësuesit e shkencave të natyrës, për të bërë këto profesione më tërheqëse për të rinjtë.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme